SHBA e detyron Kosovën ta luftojë krimin – Trump e ka nënshkruar dokumentin

Tuesday, 18 June 2019 16:34

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka publikuar letrën e dërguar nga SHBA e të nënshkruar nga presidenti Donald Trump e sekretari i shtetit Mike Pompeo që konfirmon marrëveshjen e ekstradimit në mes të dy vendeve 

 

Përmes një shkrimi në Facebook, Tahiri ka thënë se ka pranuar letrën duke shtuar se kjo konfirmon hyrjen në fuqi të marrëveshjes në mes të dy vendeve.

Sipas ministrit kjo shënon një akt historik në marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA’së si dhe është garanci për sundim të ligjit e se lufta kundër krimit do të shkojë deri në fund.

“Kjo marrëveshje shënon një akt historik në marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe SHBA-së dhe është garanci e mëtejme se sundimi i ligjit është i pa alternativë dhe lufta kundër krimit do shkojë deri në fund. Pesha historike e kësaj marrëveshjeje, me vulën e Presidentit Trump, do të lë gjurmë në historinë e shtet ndërtimit tonë dhe do ta markojë Republikën e Kosovës në rangun e një vendi, në të cilin prijësit e demokracisë liberale dhe sundimit të ligjit kanë besim të plotë”, ka shkruar Tahiri.

Express sot gjatë ditës ka shkruar se vecse kanë filluar arretimet nga organet e vendit për disa persona të kërkuar nga SHBA e që kanë fletë arrest ndërkombëtar. I fundit ka qenë 82-vjecari nga Gjakova, që po kërkohët nën dyshimet për prostitucion.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...