Bushati kundër Ramës për negociatat: Për të ardhur keq

Tuesday, 18 June 2019 19:18

Ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati shprehet i keqardhur pas vendimit të BE për Shqipërinë, që përcakton se vendimi për çeljen e negociatave do të jepet në tetor të këtij viti. Në një postim në “Twitter”, Bushati thotë se shtetet anëtare të BE-së nuk iu përmbajtën përfundimeve të qershorit të vitit të kaluar të cilat përcaktojnë edhe rrugën drejt hapjes së negociatave të pranimit me BE në këtë qershor.

“Është për të ardhur keq që # Shtetet Anëtare të BE-së nuk u përmbajtën përfundimeve të qershorit 2018, të cilat përcaktojnë rrugën drejt hapjes së negociatave të pranimit me 🇦🇱 në qershor 2019! Megjithatë, rruga mbetet e hapur për tetor 2019 dhe është e angazhuar për reformat lidhur me BE. # Albania4EU”, shkruan Bushati.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...