Rrethimi i tretë  i Shkodrës

E Enjte, 20 June 2019 19:18

Shkodra është një prej qyteteve më heroike të Shqipërisë. Si asnjë zonë tjetër shqiptare Shkodra i ka rezistuar me muaj të tërë rrethimeve të ashpra të hordhive të pushtuesve të huaj.  I bënë ballë heroikisht një perandorie si ajo Osmane dhe dy fuqive të mëdha ballkanike të fillim shekullit të 20-të, Serbisë dhe Malit të Zi.

Shkodra po përjeton sot një rreth të tretë. Ai ndodhet sot i rrethuar nga mijëra forca të policisë së shtetit, gardës dhe reparteve speciale. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mbajtjen e një mitingu elektoral, dy ditë pasi policia dhunoi dhe arrestoi drejtuesit e opozitës së këtij qyteti.

Dhjetëra banorë janë arrestuar pas tentativës për të bllokuar mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor. Ndërkohë në një akt të paprecedentë u arrestua dhe ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia. Arrestimet dhe dhuna e policisë kanë krijuar tensione në gjithë qytetin verior. Ndërsa vizita e Edi Ramës sot duket si një provokim jo vetëm për demokratët, por gjithë qytetarët shkodranë.

Dhe ky rreth i tretë i Shkodrës është më i ndyrë se ato dy të parët. Ata ishin prej armiqve, këto dy të tjerët prej vetë shqiptarësh, armikut më të madh të këtij kombi, Edi Ramës. a

Modifikuar më E Enjte, 20 June 2019 21:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...