Garancitë për dorëheqjen dhe kushti i ikjes pa kthim

Saturday, 22 June 2019 10:05

Edi Rama është maniak i parës, tha dy ditë më parë miku më i afërt i kryeministrit, Koço Kokëdhima. Ndërsa dje një tjetër analist, Artur Zheji dha dje lajmin, ende jo zyrtar,  se Rama ka pranuar dorëheqjen por duke marrë si garanci të largohet paqësisht nga pozicioni dhe Shqipëria vetëm duke iu garantuar mbajtja e parave të vjedhura.  Madje këtë tezë të tij ai e mbështeti dhe në një deklaratë të mikut dhe këshilltarit të kryeministrit, Baton Haxhiu, i cili foli për fundin politik të Ramës.

Me të drejtë David L. Phillips, drejtor i Institutit për Paqe në Universitetin Kolumbia të SHBA, rreshtoi një sërë faktorësh që e detyrojnë Edi Ramën të japë dorëheqjen një orë e më parë. Rama po bën gjithçka që të përfitonte imunitet nga Prokuroria e Krimeve “për të mos u hetuar në këmbim të një premtimi se ai do të heqë dorë nga politika tani e në vazhdim dhe se të mbrojë paratë e tij. Përgjimet e fundit të “Bild” e nxjerrin zbuluar Ramën dhe se vërtetojnë akuzat e shumta të opozitës ndaj tij.

Tashmë është e qartë për të gjithë se Edi Rama me veprimet dhe mosveprimet e tij  kërkon vetëm të mbrojë paratë e veta dhe asgjë tjetër. U bënë muaj që opozita proteston kundër keqqeverisjes, kundër aferave korruptive e kriminale të tij, ndërkohë që dita ditës vendi po shkon drejt greminës, ndërsa Rama vijon me propagandën e tij të shpifur dhe me forcë e dhunë mundohet të mbajë pushtetin.

Ramës nuk i bëhet vonë as për PS, të cilën e ka marrë peng, sikurse edhe shtetin, as për popullin e tij që po shkon drejt rrënimit, as për bizneset, as për zgjedhësit e gënjyer që shpresojnë tek lëmosha e tij, as për fshatarët e as për studentët. I gjithë halli i tij janë paratë e pasuria që ka vënë me vjedhje, mashtrime e PPP-ra të çuditshme, duke përfituar nga buxheti i shtetit, janë oligarkët dhe krimi që e sponsorizon dhe e mban në pushtet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...