Edi Rama ka frikë të futet në Kukës, organizon miting në fshat

Hënë, 24 June 2019 16:23

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, ditën e nesërme Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim elektoral në Rrethin e Kukësit, por me një ndryshim të rëndësishëm në axhendën e tij.

Më herët, ashtu siç edhe shihet në foton e mëposhtme, ishte lajmëruar se takimi do të zhvillohej në qendrën e qytetit Veri-Lindor, pikërisht në Shehin Skënderbej me datë 25 Qershor në orën 18:00.

Por sot është vendosur që Rama të bëjë një miting në fshat. Pikërisht në zonën ku ndodhet edhe aeroporti i Kukësit.

Kjo lëvizje vjen pas incidenteve dhe përplasjeve të herëpashershme midis përkrahësve të opozitës dhe Policisë së Shtetit në qytetet ku Rama ka zhvilluar takime elektorale ndërkohë që ai i Shkodrës ishte nga më të vështirët për kryeministrin.

Image

Njëkohësisht, ky veprim vjen edhe në një kohë kur opozita e bashkuar, pas protestës së 21 Qershorit ka marrë vendimin se kudo që të jetë kryeministri do ti bllokohen rrugët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...