Me rreth 100 qytetarë , Edi Rama po zhvillon takimin në Durrës ku vazhdon çmendurinë e tij për të mbajtur zgjedhje në një datë që nuk ekziston me dekret. Rama pasi blindoi nga frika këtë qytet me forca të shumta të FNSH dhe RENEA-s është mbledhur në sheshin para Bashkisë , por ajo që bie në sy është indiferenca e qytetarëve ndaj këtij aktivitet.
Qytetarë të shumtë që kalojnë aty pranë dhe pa asnjë interes ikin, sikur në atë shesh të mos zhvillohet asgjë. Mbështetësit e vetëm që tundin flamurët si dekor për kamerat e regjisë së ERTV janë punonjësit e administratës që merren me hir e pahir.
Për këtë reagoi edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ai postoi disa foto që tregojnë indiferencën e qytetarëve durrsakë ndaj Ramës.
“Durresi i thote jo monstres se pluralizmit dhe farsës antikushtetuese. Nderim qytetareve te Durresit! Rama ik! Fitore! Sb” shkruan Sali Berisha.