Kriza/Reagon PLL, Shpëtim Axhami: Çdo sistem i kapur, demokracia në rrezik

Hënë, 24 June 2019 19:56

Situata politike e rënduar në vend ka bërë që Partia Lëvizja e Legalitetit të reagojë përmes kryetarit të saj Shpëtim Axhamit. Përmes një deklarate për shtyp z.Axhami pohon se tashmë është e qartë që çdo sistem është i kapur nga mazhoranca dhe se demokracia është në rrezik.
Në deklaratën për shtyp të PLL, përmes kryetarit Axhami deklaron se: “Duke pare momentet e kolapsit total politik dhe institucional ku është sot vendi, e sheh te nevojshme qe sa me pare (brenda javës), për te i dhënë fund tranzicionit, nëpërmjet votës se lire për te bere te mundur shembjen e klasës se kalbur politike qe për 30-vjet vetëm kriza ka sjelle ne ketë vend, shprehet dhe deklaron: Me thelbin besues, qe atë sot opozita e bashkuar kërkon, ti behet thirrje për një takim me te zgjeruar te gjithë faktorëve brenda dhe jashtë vendi, me gjere se opozita e sotme e bashkuar, intelektuale te pavarur, shoqërisë civile, përfaqësues te mediave, biznesmenë, akademike çdo shqiptari qe mendon për Shqipërinë. Publikisht ne takimin e zgjeruar te kërkohet se Shqipëria nuk mund te merret peng nga askush dhe aq me tepër nga politikan qe nëpërmjet mekanizmave jo demokrati për te mbrojtur zullumet e veta dhe te atyre qe i rrethojnë, kërkojnë te vene ne rrezik parimet e demokracisë dhe interesat kombëtar”.
“Nëpërmjet takimit te i kërkohet te gjithë faktorëve ndërkombëtar se me date 30 Qershor ne këto kushte nuk mund te bëhen zgjedhje por votime te njëanshme. Te ju behet thirrje te gjithë shqiptareve për mosmarrje pjese ne votime dhe te mbrojnë me çdo kusht mos zhvillimin e tyre. Te gjithë e dimë se mentaliteti i shqiptareve nuk është ai i viteve ‘90, nuk mund te talleni me to. Kur vërtetë populli me te drejtën e tij do reagoje si ai di, politikanet shkaktare te krizave ,xhaketat e vjetra, qe nuk japin garanci dhe besim për ndryshime te reja, nuk do gjejnë vend ku te futen. Durimi ka një fund” –përfundon deklarata e kreut të PLL, Shpëtim Axhami.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...