Basha: Zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë! Nuk do të lejohen, nuk do të pranohen, nuk do të njihen!

Tuesday, 25 June 2019 11:18

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për mediat sot në mesditë në të cilën ka theksuar se zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të ketë. Nuk do të lejohen, nuk do të pranohen, nuk do të njihen!

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka folur për gazetarët pas takimit me të dërguarën e SHBA-ve në selinë e PD. Ai nuk ka pranuar të komentojë apo tregojë detaje nga takimi dhe biseda me diplomaten amerikane Leyla Moses-Ones. Ai theksoi se 30 qershori nuk është ditë zgjedhjesh dhe nuk ka zgjedhje pa opozitën.

“Takimet që kam me diplomatët e huaj nuk kanë qenë kurrë subjekt i bisedave të mia me përfaqësuesit e shtypit”, tha Basha.

I pyetur nëse ka kërkuar nga të zgjedhurit në pushtetin lokal që të krijojnë incidente në 30 qershor, kreu i PD tha se ky është një mashtrim.

“Ku e keni marrë këtë informacion. Natyrisht që është një prodhim i mercenarëve mediatikë të Edi Ramës. Mashtrim total dhe shërbim që i bëhet Edi Ramës dhe klikës së tij. S’ka zgjedhje më 30 qershor. E para nuk ka zgjedhje pa opozitën. Votime bën edhe Koreja e Veriut por nuk ka zgjedhje. S’ka rëndësi çfarë mendon kryeministri, rëndësi ka që është një standard ndërkombëtar, europian. Zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të lejohen. Nuk do të lejohen, nuk do të pranohen, nuk do të njihen. Sot kemi ligjin e zbatueshëm që thotë që 30 qershori nuk është ditë zgjedhjesh. Çdo hap i Edi Ramës, fushata, mitingje elektorale janë të paligjshme. Ndërkohë që aleanca qytetare me opozitën në krye është e vendosur të mbrojë demokracinë, rendin kushtetues.
Konfirmimi është i qartë dhe i printuar e zezë mbi të bardhë në fletoren zyrtare të Republikës së Shqipërisë. 30 qershori nuk është datë zgjedhjesh, është data kur Edi Rama do përpiqet t’i kthejë shqiptarët në zgjedhjet monopartiake”, deklaroi Basha.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...