Jo vetëm Peter Tiede, ja gazetarët që u sulmuan pasi kritikuan Ramën

E mërkurë, 26 June 2019 09:24

Dje, kryeministri Edi Rama ka ngritur një padi ndaj gazetarit të “Bild”, Peter Tiede, pas publikimit të përgjimeve të bujshme për blerjen e votave.

Piter Tiede ka publikuar gjatë dy javëve të fundit në gazetën gjermane “Bild” përgjime të dosjeve 339 dhe 184 në lidhje me skandalin e blerjes së votave në Shqipëri, në zgjedhjet e përgjithshme të 2017-ës në Durrës, si edhe në zgjedhjet lokale të 2016-ës, në Dibër.

Menjëherë sapo nisi publikimi i këtyre përgjimeve, Rama deklaroi se do të merrte masa për të paditur gazetarin Tiede.

Me këtë lëvizje Rama pretendon se gjykatat gjermane do të vendosin drejtësi, duke punësuar avokatin Matthias Prinz, i cili njihet edhe si avokati i VIP-ave.

Megjithatë, nëse kthehemi vetëm disa muaj pas në kohë, rezulton se gjermani Tiede nuk është i vetmi “kazan” i shënjestruar nga kryeministri, pasi e kritikoi me fakte konkrete në media.

Alice Elizabeth Taylo

Një rast i ngjashëm është edhe ai i gazetares angleze, Alice Elizabeth Taylo me banim në Shqipëri.

Ajo u tregua mjaft kritike me qëndrimet e saj në disa artikuj të publikuar në media, por pas shkrimit, institucionet shqiptare kërkuan anulimin rinovimin e lejes së qëndrimit për gazetares angleze në territorin tonë.

Informacioni u bë i ditur nga vetë gazetarja me anë të një postimi në rrjetet sociale ndërsa shkruante se i është kërkuar largimi nga Shqipëria, ndonëse ishte në muajin e 6 të shtatëzënisë, me fëmijën e të fejuarit të tij shqiptar.

“Qeveria shqiptare, pasi më ka sulmuar mua dhe partnerin tim për shkak të punës sime si gazetar dhe kritikat e mia ndaj tyre, tani kanë anuluar rinovimin e lejes sime të qëndrimit. Kështu që tani jam këtu në mënyrë të paligjshme dhe kërkohet të largohem, pavarësisht se kam një certifikatë mjekësore duke thënë se nuk mund të udhëtoj për shkak të komplikimeve që dalin nga të qenit gati 6 muaj shtatzënë. Me një fëmijë shqiptarë”, shkruante Taylor në 6 mars të këtij viti.

Ylli Rakipi

Në 30 janar, kryeministri Rama ngriti padi ndaj gazetarit dhe analistit Ylli Rakipi. Padia e dorëzuar në Gjykatën e Tiranës iu referua një komenti të gazetarit Ylli Rakipi, i cili u ripublikua në shumë media online. Kryeministri e paditi me pretendimin se i ka cenuar imazhin para publikut “në mënyrë të pakthyeshme”, duke kërkuar 1 milion lekë dëmshpërblim.

Rakipi iu përgjigj me një kundërpadi duke kërkuar nga Rama 2 milionë lekë dëmshpërblim.

Rama ka akuzuar në shumë raste median për shpifje.

Më herët, Rama i është drejtuar gjykatës për të kërkuar dënime penale për shpifje edhe ndaj politikanëve të opozitës apo kundërshtarëve të tij politik, gjyqe që sipas Birn në përgjithësi i ka humbur kur ka qenë në opozitë dhe i ka fituar kur ka qenë në qeveri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...