Amerika e Sorosit, a është Amerika e Trump-it?

E Enjte, 27 June 2019 21:55

Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, i cili foli për “Zërin e Amerikës”, lidhur me situatën politike në Shqipëri, bërë një deklaratë që nuk çuditi askënd, përkundrazi ashtu pritej, duke pasur parasysh qëndrimin e tij të mëparshëm.

Për të gjitha këto ne duhet të kemi parasysh faktin se establishmenti, i cili humbi zgjedhjet presidenciale në SHBA në 2016 dhe financuesi i tij nuk është se janë pa influencë sot në SHBA. Këto lloj establishmentesh çuan në ulje të lojës së politikës së SHBA, ku sot një zëvendësndihmës sekretar shteti nuk pyet për postin dhe dekretin e një presidenti të një shteti evropian dhe merret me një datë zgjedhjesh lokale në një vend të Ballaknit. Politika e Sorosit këtu të çon. Praktikisht Shqipëria është kthyer në një koloni të tij. Dhe kthimi në koloni ndodh me hajdutë, me drogë, me një bandë, e cila zhvat fondet publike sikur t’i kishte të vetat, dhe politika e Sorosit çon që nivele nënsekretarësh shteti të merren me detaje dhe të mos kuptojnë banditizimin e një narko-diktature.

Së pari duhet t’i kujtojmë këtij politikani se  është rasti i parë dhe i vetëm në marrdhëniet mes dy shteteve që kjo bandë në pushtet në Shqipëri ka çuar një trafikant në Shtëpinë e Bardhë.

Së dyti, është hera e parë në marrëdhëniet mes dy shteteve që narkodiktatori ka fyer me emër e mbiemër, drejtëpërsëdrejti Presindetin e SHBA. Por me sa duket të gjitha këto nuk kanë shumë rëndësi për të, rëndësi ka që të fitojë mafia, Rilindja, sekti, bandat dhe që të vijojë kjo situatë e vështirë dhe kaotike në një vend Ballkanik, që mund të shkaktojë trazira edhe më të mëdha se kaq. Të gjitha këto qëndrime të fundit të politikanëve të SHBA, kanë vënë në dyshim një gjë thelbësore se vërtet ky vend këshillohet apo drjetohet nga Amerika e Sorosit apo nga Amerika e Trump-it?

Modifikuar më Premte, 28 June 2019 20:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...