Tabaku fton shqiptarët që bojkotuan 30 Qershorin: Protestoni me ne

E Enjte, 04 July 2019 20:28

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një statusi në Facebook thotë se 30 qershori tregoi fytyrën e vërtetë të Ramës. Qeveria e tij, sipas Tabakut, është në krizë të rëndë kushtetuese, sociale dhe ekonomike.

Nis nga kjo situatë ajo i fton të gjithë shqiptarët që e refuzuan Ramën më 30 qershor që të bashkohen me opozitën në protestën e 8 korrikut, për të rrëzuar sistemin e bashkë me të, Ramën.

STATUSI I PLOTE I TABAKUT
Në 30 qershor doli fytyra e vërtetë e Ramës!

Askush nuk e kishte menduar se kur PD dogji mandatet do të arrinim në këtë situatë, askush nuk mendoi që djegja e mandateve do të tregonte fytyrën e vërtetë të Ramës e të qeverisë se tij! Sot më shumë se kurrë ka filluar rënia e kësaj bande që për 6 vite i ka marrë frymën shqiptarëve! Ka rritur cdo taksë përtej llogjikës ekonomike, ka varfëruar bizneset, ka rritur varfërinë, ka përqëndruar në duart e pak oligarkëve pranë tij cdo tender e koncesion e ka krijuar shtetin më të korruptuar të Europës!

Me 30 qershor shqiptarët masivisht zgjodhën ta refuzojnë këtë regjim, zgjodhën të bashkohen me opozitën, për shumë arsye. Opozita ka përpara një rrugë të vështirë por sot dicka është e sigurtë, sot shkelësi serial i kushtetutës, ai që ja nxiu faqen Shqipërisë në europë e kudo, ai që mbushi parlamentin me kriminelë është në krizë! Sot qeveria, shteti është në krizë! Krizë të rëndë kushtetuese, sociale dhe ekonomike!

Besoj që për Lulzim Bashën ka qënë rrugë e vështirë dhe ka marrë vendime të vështira, por ato vendime rezultuan me izolimin e qeverisjes dhe treguan fytyren e vertetë të Ramës. Cfarëdo që të bëjnë e shkruajnë mercënarët e Ramës, asgjë se zbeh dot situatën, asgjë si hedh dot poshtë ato që janë arritur në këto muaj nga Basha dhe PD!

PD dhe kryetari i saj Lulzim Basha janë në një betejë jetike per demokracinë në Shqipëri. Jam e bindur se shumë shpejt do ta fitojmë këtë betejë, do tu japim shqiptarëve qeverinë që meritojnë dhe një kryeministër që do të punojë për ta. Dhe ky është Lulzim Basha.

Me 8 Korrik do të jemi përsëri bashkë e do të protestojmë bashkë, me 8 korrik ato që refuzuan të shkojnë në votimet farsë e komuniste të bashkon me PD dhe Lulzim Bashën për të rrëzuar këtë sistem, për të larguar Edi Ramën!

Partia Demokratike do dalë më e fortë nga kjo betejë!

Demokracia është mundësia për të guxuar, Partia Demokratike guxoi në 91 dhe në 2019!

Asnjë hap pas!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...