Manjani zbulon 11 dhunimet e Kushtetutës nga parlamenti monist, 11 dekretet e Metës për ligjet

Premte, 05 July 2019 11:28

Ylli Manjani, ish-ministër Drejtësie, ka nxjerrë 11 rastet e dhunimit të Kushtetutës nga ai Kuvend që e konsideron sot si “parlamenti monist”. Për këto fakte, Manjanit i kanë shërbyer pikërisht dekretet e Presidentit Ilir Meta, që i kthenin sërish në Kuvend, ligjet e miratuara.

Manjani shkruan:

“Dikush më shkruante cilat janë rastet e dhunimit të Kushtetutës nga Parlamenti monist. Bëra një kërkim në faqen zyrtare të Presidentit të Republikës dhe dalin këto raste:

  1. Dekreti nr.11195, datë 31.05.2019 për “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend, të ligjit nr. 26/2019,“Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat”, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.

Burimi:

http://president.al/presidenti-meta-ka-dekretuar-kthimin-p…/

  1. Dekreti nr.11175, datë 19.04.2019 për “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend, të ligjit nr. 20/2019, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme” dhe arsyet e kthimit të ligjit që shoqërojnë Dekretin.

Burimi:

http://president.al/presidenti-meta-dekreton-kthimin-per-r…/

  1. Dekret nr.11055, datë 15.01.2019 për “Kthimin në Kuvend për rishqyrtim të ligjit nr.111/2018 “Për Kadastrën” dhe arsyet e kthimit të ligjit qe shoqërojnë Dekretin.

Burimi:

http://president.al/presidenti-meta-dekreton-kthimin-per-r…/

  1. Dekret nr. 11015, datë 20.12.2018 për “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.94/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar” (Dividentin), me qëllim rishqyrtimin e nenit 9 dhe nenit 11 të këtij ligji dhe arsyet e kthimit të ligjit që shoqërojnë Dekretin.

Burimi:

http://president.al/presidenti-meta-dekreton-kthimin-per-r…/

  1. Dekret nr. 11054, datë 14.01.2019, për “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.110/2018 “Për noterinë”, me qëllim rishqyrtimin e neneve 61, 65 dhe 76 të këtij ligji” dhe arsyet e kthimit të ligjit që shoqërojnë Dekretin.

Burimi:

http://president.al/presidenti-meta-dekreton-kthimin-per-r…/

  1. Dekret nr. 10997, datë13.12.2018 për “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”. Rishikimi dhe përmbushja e nevojave ekonomike të studentëve shfaqura nw protestave të tyre.

Burimi:

http://president.al/presidenti-meta-dekreton-kthimin-per-r…/

  1. Dekret nr.10908, datë 11.10.2018 për “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 37/2018, datë 20.09.2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”” dhe arsyet e kthimit të ligjit që shoqërojnë Dekretin.

Burimi:

http://president.al/presidenti-meta-dekreton-kthimin-per-r…/

  1. Dekreti nr.10850, datë 30.07.2018, për “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.39/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”, me qëllim rishqyrtimin e nenit 6 të këtij ligji”. Lehtësimi fiskal i bizneseve të lojrave të fatit.

Burimi:

http://president.al/presidenti-meta-dekreton-kthimin-per-r…/

  1. Dekret nr.10849, datë 27.07.2018 për “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”. ” dhe arsyet e kthimit të ligjit që shoqërojnë Dekretin.

Burimi:

http://president.al/presidenti-meta-dekreton-kthimin-per-r…/

http://president.al/njoftim-per-media/

  1. Dekret nr. 10656, dt 22.11.2017 për “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 98/2017 “Për tarifat gjyqësore në Republikën e Shqipërisë” dhe arsyet e kthimit që shoqërojnë Dekretin.

Burimi:

http://president.al/presidenti-meta-dekreton-kthimin-per-r…/

  1. Dekret nr.11183, datë 06.05.2019 për “Rrëzimin e propozimit nr.4158/2 prot, datë 12.04.2019, të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për shkarkimin nga detyra të Rektorit të Universitetit të Tiranës, z. Mynyr Koni, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti dhe vijimin e ushtrimit të detyrës nga Rektori i Universitetit të Tiranës, z. Mynyr Koni, sipas aktit të emërimit Dekretit të Presidentit të Republikës nr.9609, datë 26.05.2016.

Burimi:

http://president.al/presidenti-meta-dekreton-rrezimin-e-pr…/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...