Prestigjozja 'The Times': Meta, personaliteti botëror që i ‘bashkohet’ Celtic

E Enjte, 11 July 2019 19:12

Gazeta më e madhe britanike “The Times” ka publikuar në faqen 3 të numrit të sotëm një artikull për videon e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili festonte me tifozët e Celtic FC në rrugët e Sarajevës, që më pas u bë virale dhe mori një vëmendje të madhe në median ndërkombëtare. 

“Presidenti i Shqipërisë zbulon se është një tifoz i Celtic”, është titulli i artikullit, që shpjegon më tej se si Meta është bërë tashmë pjesë e një liste të famshme personalitetesh botërore që deklarohen si mbështetës të gjigandit skocez. 

Më poshtë, artikulli i plotë i botuar sot në gazetën “The Times”:

 

“Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është bashkuar me reperin Snoop Dogg, dhe aktoren Jennifer Love Hewitt, në listën e gjatë e të pazakontëve me emrat e personaliteteve të famshme botërore që mbështesin skuadrën e Celtic.

Në një video në profilin e tij presidencial në Facebook, Ilir Meta, shfaqet i buzëqeshur duke kënduar së bashku me një grup tifozësh, në kryeqytetin boshnjak, Sarajevë, aty ku Celtic luajti ndeshjen e vlefshme për turin kualifikues të UEFA Champions League. FK Sarajeva u mund me rezultatin 1-3 nga Celtic. 

Zoti Meta u duk mjaft i entuziazmuar nga takimi dhe u shpreh se diskutoi me tifozët skocezë edhe për Rudi Vatën, një ish-lojtar i kombëtares shqiptare, i cili luajti 45 ndeshje për Celtic në mesin e viteve 1990.

Zoti Meta shkroi gjithashtu në profilin e tij në rrjetin social: “Nuk mungoi një shëndet për Rudi Vatën, yllin e Kombëtares sonë dhe të Celtic FC. 

Pasioni i Snoop Dogg për klubin e famshëm skocez u ndez kur ai ndoqi në aksion Celtic teksa mundi Barcelonën në një ndeshje të Champions League në 2012, ndërsa këngëtari do të shprehej se ishte gati të investonte në këtë klub.

Kurse dashuria e Hewitt për klubin e pati zanafillën nga ish-i dashuri i saj, aktori Ross McCall, i cili u shfaq në një takim të madh me tifozët veshur me fanellën e Celtic”.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Aksident i rëndë dy të plagosur, 20-vjeçarja në gjendje të rëndë

Aktualitet

Aksident i rëndë dy të plagosur, 20-vjeçarja në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë është regjistruar në mesnatë në Elbasan, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi në rrugën e Krastës në periferi të qytetit të Elbasanit...

Avioni me drogë në Divjakë, ekstradohet nga Belgjika i denuari me 7.4 vjet

Aktualitet

Avioni me drogë në Divjakë, ekstradohet nga Belgjika i denuari me 7.4 vjet

Një tjetër i kërkur bie në prangat e Policisë belge falë shkëmbimit të informacionit në kohë reale mes Interpol Tirana dhe Policisë belge. Nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!