Ish-deputeti i LSI-së, Endri Brahimllari, në një koment publik e ka cilësuar komisionin hetimor të ngritur për shkarkimin e Presidentit si të një komision hetimor të ngritur nga një grup i strukturuar kriminal të drejtuar nga një përson të kapur në përgjime duke vjedhur vota.
‘Komisioni hetimor, grup i strukturuar kriminal. Ulsi Manja, kryetar komisioni i kapur në përgjime zyrtare të prokurorisë duke ofruar pozicion pune më të lartë shefit të policisë pasi ky i kishte shërbyer në fushatën e Dibrës.
Ulsiu i thoshte: “ti je për më nalt, me kap ndonje gjë të madhe se na duhesh”.
Për ç’fare i duhesh Ulsiut për të ndarë paratë e trafiqeve?! Ulsiu sot duhet të ishte nën hetim pa imunitet dhe në arrest nëse do kishim një Prokurori të Pavarur dhe jo të emëruar nga Ulsiu. Prandaj Ulsiu me 18 dhjetor, kur votohej në kundërshtim me Kushtetutën për Prokurorin e Përgjithshem ishte aq shume aktiv dhe e mbronte me zell të madh.
Mos u shqeteso Ulsi, dosja 184 do hetohet por jo nga shoqja jote por nga një drejtësi e pavarur.”