Skandal/ Vokshi: Ja ilaçet që mungojnë në të gjitha farmacitë

Diel, 14 July 2019 09:05

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi, ka deklaruar se prej muajsh shëndetësisë sonë i mungon serumi anti-tetanik.

Duke e cilësuar këtë një skandal, Vokshi shkruan në “Facebook” bëhet fjalë për barna elementare, jo të shtrenjta, por të domosdoshme, që duhet të ishin me shumicë në farmaci dhe spitale. Sipas saj, nuk ka pasur importe të serumit anti-viper që prej një viti,

Reagimi i plotë i Vokshit:

 

SKANDALI! #Mungon prej shumë muajsh serumi anti-tetanik (ose në gjuhën popullore serumi kunder #tetanozit) dhe serumi #anti-viper (ose ndryshe serumi që përdoret ndaj pickimit nga gjarpri).

Emisioni Fiks Fare i dt 10 korrik, ka zbuluar një tjetër skandal me mungesën e barnave. Nuk bëhet fjalë për barnat e shtrenjta. Përfitimet me tenderat e barnave të shtrenjta janë shumë të mëdhaja, ndaj Ministria nuk përton e nuk harron që t’i bëjë. Por bëhet fjalë për barna elementare, jo të shtrenjta, por të domosdoshme, që duhet të gjendeshin me shumicë në farmacite private por edhe në spitale. Në pothuajse asnjë farmaci në gjithë Shqipërinë si dhe në spitale nuk gjen serumin anti-tetanik dhe anti-viper.

Me informacionet që kemi mundur të sigurojmë, nuk ka pasur importe të serumit anti – viper që prej një viti. Edhe serumi antitetanik i importuar me pioarore për furnizimin e qendrave shëndetësore dhe spitaleve ka firuar menjëherë duke u shitur në të zezë. Sidomos në periudhë vere, rreziku nga tetanozi dhe pickimet nga gjarpërinjtë është shumë i lartë. Kjo sjellje korruptive e Qeverisë, mund t’i kushtojë shtrenjtë qytetarëve shqiptarë. #ShëndetësiaFalas#VuajtjeFalasPërShqiptarët

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...