Vasili: Edi Rama po rrëmben dhe floririn e shqiptarëve

Hënë, 15 July 2019 11:37

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka dhënë një deklaratë për mediat gjatë ditës së sotme.

Deklarata

Parlamenti i Edi Ramës ka votuar ndryshimin e një pike të vetme në ligjin e Rezervave Materiale të Shtetit, pikërisht nenin 10.

Me këtë ndryshim kryeministri ia ka hequr Qeverisë të drejtën që të vendosë, si deri më sot, për mallrat e grupit A ku është ari pjesë kryesore e tyre dhe ka ligjëruar rrëmbimin në grushtin e tij.

Në një relacion skandaloz shpjegues të qeverisë, që shoqëroi ligjin thuhej se: Kjo bëhej, që këto blerje të kryheshin me shpejt, pra të mos vonoheshin nga mbledhjet e qeverisë dhe se hierarkia e akteve të tjera e kërkonte.

Ky mashtrim është sa bajat aq edhe provon qëllimet e errëta personale të kryeministrit në këtë aferë.

Ka disa pyetje të pakapërcyeshme, që duan përgjigje.

  1. Përse këtë vendimmarrje shumë të rëndësishme të qeverisë ai e rreëmben në grushtin e tij?
  1. Përse gënjen me shkakun gjoja për të bërë blerjet me shpejt, kur dihet botërisht që kryeministri e mbledh sa herë të dojë qeverinë, biles ky yni ngarkon edhe zv.kryeministrat të cilët e kanë bërë dhe e bëjnë me dhjetra herë?
  2. Përse gënjejnë me hirearkinë e akteve, kur dihet, që për shkakun se grupi A përmbante mallra me peshë si ari dhe argjendi ky atribut duhet të ishte vetëm i qeverisë?

4.Ç'qëllim i errët fshihet pas këtij veprimi juridikisht të pajustifikueshëm e dënueshëm?

  1. Interesin e kujt cënonte diskutimi dhe vendimmarrja e hapur në mbledhjen e qeverisë për këto mallra ku bën pjesë edhe ari e argjendi?
  2. Përse nuk ka asnjë rast të përshkruar në relacion se kur na qenka vonuar apo penguar nga qeveria praktika e blerjes së mallrave të grupit A që i detyroi që t”i marrë kryeministri në grushtin e vet?
  3. Përse nuk ka asnjë ndryshim tjetër as në ligj dhe as në VKM nr.1128 datë 5.08.2008 për grupet e tjera të mallrave, të cilat janë edhe ato pjesë e Rezervave Materiale të Shtetit?
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...