‘Formoni Gjykatën Kushtetuese’/ Avokati shqiptaro-amerikan: ‘SPAK nuk bëhet me prokurorë të korruptuar’

Hënë, 15 July 2019 20:05

Petër Lumaj, avokat për Çështjet e Emigracionit në SHBA, tha në një intervistë për “Zërin e Amerikës” i pyetur nëse SPAK do arrinte të realizonte objektivat për goditjen e korrupsionit tha se këto institucione përfshirë Gjykatën Kushtetuese duhet të ngrihen patjetër.

Por Lumaj e vuri theksin tek integriteti i personave që do të bëhen pjesë e tyre.

Ai tha se ata nuk duhet të jenë të jenë simpatizantë të partive, por duhet të jenë asnjanës. Avokati u shpreh gjithashtu se ky është momenti kur PD dhe partitë e tjera duhet t’i bëjnë thirrje për rikthim në Shqipëri të avokatëve që janë edukuar dhe me prirje perëndimore.

‘Shqipëria e ka të domosdoshme të formojë Gjykatën Kushtetuese dhe SPAK është i domosdoshëm. Të rëndësishme janë elementët që do të hyjnë në këto agjenci, po ti quajmë kështu Gjykatën Kushtetues, SPAK dhe Gjykatën e Lartë.

Të jenë njerëz që të mos jenë të korruptuar, të kompromentuar, të mos jenë të përzier me situatën politike, por të jenë asnjanës. Kjo ka për të qenë puna kryesore, që duhet të jetë komplet e pavarur nga pikëpamjet politike dhe të kenë një dedikim për Shqipërinë dhe jo për partitë e ndryshme politike.

Kjo është domosdoshmëri dhe po përmend emrin e avokat Fatos Dervishi, që janë të edukuar jashtë shtetit, janë perëndimor. Këta janë njerëz që PD dhe partitë e tjera duhet t'i bëjnë thirrje që të kthehen, të përzihen në aktivitetin politik, në krizën politike, që ta zgjidhin në mënyrë paqësore, sepse opozita e ka të domosdoshme të kthehet në Parlament.

Pozita e ka të domosdoshme ta respektojë pikëpamjen e opozitës, deri diku të paktën që të krijojnë një shtet të konsoliduar jo politikisht, por të jetë Gjykata e pavarur. Gjykata e Lartë e pavarur. Po të jenë politike kriza do të vazhdojë dhe nuk do të zgjidhet.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...