Kryemadhi: Denar Biba kërcënohet nga Rama me vettingun e bashkëshortes

Hënë, 15 July 2019 21:53

Kryetarja e LSI,Monika Kryemadhi deklaroi se nuk ka gjyqtar që do të kundërshtojë dekretin e presidentit. Ajo deklaroi se kreu i qeverisë Edi Rama ka kërcënuar anëtarin e KQZ Denar Bibën me vettingun e bashkëshortes.

“Kush është ai gjyqtar i cili merr përsipër shkeljen e dekretit presidencial. Nga ana ligjore 13 tetori, KQZ nuk e ka nisur procesin. Ne do i bëjmë një letër KQZ-së sepse çdo letër që do na kthejë KQZ do jetë një shpjegim por nëse Denar Biba do kërcënohet me vettingun e bashkëshortes së tij, kjo është çështje tjetër”, tha Kryemadhi.

“Zgjedhjet sipas dekretit të ‘Metës’, parlamenti sot është ilegjitim”

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në studion e Report tv se zgjedhjet do të mbahen në 13 tetor sipas dekretit të presidentit.

“Zgjedhjet sipas dekretit të presidentit janë më 13 tetor dhe nuk ishin më 30 qershor. Kolegji Zgjedhor ka hedhur poshtë vetëm kërkesën e Idejet Beqirit dhe jo dekretin e presidentit. Si PD dhe opozita jemi për çështjen e standardeve. A është 13 tetori a 24 tetori është diçka që duhet ta diskutojmë të gjithë më presidentin e Republikës. Parlamenti sot është ilegjitim pasi kemi deputetë të zyrtarizuar nga prokuroria dhe të konfirmuar nga gazeta gjermane Bild. Sa herë e kemi diskutuat djegien e mandateve, kjo shihet si një fenomen që mund të kthehet zinxhir në rajon. Një nga lobistët më të mëdhenj për djegien e mandateve është Vucic. Ai ka thënë se nëse do njihet në Shqipëri do vijojë edhe në vendet e tjera të rajonit”, deklaroi Kryemadhi.

“Nuk kam frikë nga drejtësia”

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u ndal edhe në çështjen e përfolur përgjatë ditëve të fundit lidhur me një pallat të cilin ajo ka në pronësi në zonën e Tiranës së Re. Kryemadhi tha se ajo nuk i trembet reformës në drejtësi pasi edhe një pallat që disponon, ia ka dhënë lejen Edi Rama.

“Unë nuk ka frikë nga reforma në drejtësi. Mos kam bërë gjë foto me Obamën si gruaja e Bilalit. Mos i kam dhënë gjë tendera vëllait. Pse duhet të kem frikë. një pallat që kam ma kanë dhënë me firmë të Edi Ramës. Më thonin vetë njerëzit e urbanistikës atëherë më thonin mos e zbardhni lejen. Kur ka ardhur Basha në bashki ka gjetur 15 leje të tjera. ta dinin ju sa leje ka dhënë e ka hequr Edi Rama se ne jemi marrë vetëm me brekushet. Pallati është në tokën e babait tim. Tani ky edhe po të dojë të më hetojë mua për këtë i bie të hetojë veten e tij”, tha Kryemadhi.

“Unë nuk kam frikë të shkoj në zgjedhje me Ramën kryeministër”

Ndryshe nga lideri demokrat Lulzim Basha i cili e ka kushtëzuar pjesëmarrjen në zgjedhje me largimin e kryeministrit Edi Rama. kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u shpreh në studion e Report tv se nuk ka frikë të shkojë në zgjedhje me Ramën kryeministër.

“Unë me Edi Ramën nuk kam frikë të shkoj në zgjedhje. Unë si Monikë, jo. Nuk kam frikë sepse sot vetëm një njeri si Edi Rama mund ti bëj bashkë shqiptarët që ta rrëzojnë me votë. Ne sot jemi vendosur përballë një presioni. Treguam se edhe kur bën zgjedhje vetëm i manipulon. Nuk po arrijmë dot të balancojmë votat. U bënë zgjedhjet në Greqi, fituesi u betua direkt pas rezultatit”, tha Kryemadhi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...