A ekziston më Partia Socialiste?

Tuesday, 16 July 2019 12:06

Një kategori shqiptarësh sot janë më të tradhtuar se kurrë. Ata janë socialistët e thjeshtë të këtij vendi. Partia e tyre nuk ekziston më.

Socialistët e thjeshtë sot më shumë se kurrë shikojnë nga e shkuara e tyre, nga intelektualët që i kanë drejtuar dhe roli pozitiv që kanë luajtur në këtë histori 30-vjeccare të demokracisë në vend. Socialistët e thjeshtë nuk mund të pranojnë sesi ky njeri e ka shndërruar familjen e tyre politike në një ‘bordello’ kriminelësh, servilësh dhe të paaftësh. Rama shkatërroi gjithçka në atë seli. Hoqi figurat më të njohura. I zëvendësoi ata me kriminelët dhe trafikantët më të mëdhenj në këtë vend. Edhe lëvizja e fundit kundër Arben Malajt është në të njëjtën linjë, në luftën mes rilindësve dhe socialistëve.

Rama ua grabiti PS-në socialistëve dhe e bëri atë çerdhe të njerëzve të vesit, të drogaxhinvje, të kriminelëve ordinerë, të hajdutëve, të krimit të organizuar dhe mafioz. Me të gjitha politikat e tij në këto 6 vite qeverisje Rama e ka aneksuar të majtën në vend. Të gjithë politikat qeverisëse i ka pasur në funksion të Rilindjes dhe ka shkatërruar Partinë Socialiste.

Rama i ka dhënë një goditje përfundimtare të majtës në vend duke u vënë në funskion të oligarkëve dhe duke e shkatërruar ekonominë shqiptare.

Dhe së fundmi ka marrë edhe nismë tjetër të tmerrshme. Kryeministri ka përgatitur një skemë të rrezikshme të përdorimit të pronave publike, rezultati i së cilës do të jetë tjetërsimi i bregdetit dhe pasurive të tjera publike të vendit, në favor të klientëve të tij dhe bizneseve të tjera. Qeveria ka vendosur të krijojë një kompani shtetërore të quajtur “Korporata e Investimeve Shqiptare”, e cila do të marrë në pronësi për të menaxhuar dhe për t’i përdorur për investime, të gjitha pronat shtetërore dhe publike të vendit. Projektligji është përgatitur në mungesë të plotë transparence dhe është botuar në rrjet, siç e kërkon ligji, pa shumë zhurmë, për të mos tërhequr vëmendjen publike.

Edhe me këtë nismë të fundit Rama po tregon se në Shqipëri nuk ka më një Parti Socialiste. Atë seli e ka pushtuar një grup kriminal me emrin “Rilindja”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...