SPAK apo hetuesi e Rilindjes?

Tuesday, 16 July 2019 18:59

Sot Edi Rama nëpërmjet veglës së tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kunatin e Mimi Kodhelit, Gent Ibrahimin, shtriu tentakulat e pushtetit drejt strukturës speciale antikorrupsion. Reforma në drejtësi është katandisur që KLP e Ibrahimit që po diktion SPAK-un e Ramës dhe kryeprokurorin po të Ramës. Në mes të Evropës po sanksionohet një diktaturë po aq e egër sa e mëparshmja por në ndryshim nga ajo klasikja diktatori vesh kollare me topa, atlete adidas dhe Kushtetutën e ka leckë për të pastruar kokainën nga hundët.
Shoqëria shqiptare dhe reagimi i saj ndaj fenomeneve të neodiktaturës ka treguar frakturë në kujtesë. Nuk ëhstë faji i klasës politike kur një popull humb memorjen. E gjithë reforma ën Drejtësi është në funksion të neodiktaturës.
Edhe diktaturat më të egra dhe më monstruozet kanë bërë sikur i kanë mbajtur gjykatat institucionet dhe kurë nuk ka ndodhur, aq më tepër në kushtet e një vendi demokratik në zemër të Evropës, e konsideruar si demokraci hibride që vendi të mos këtë as Gjykatë Kushtetuese, aq Gjykatë te Lartë.
Reforma përfundoi bashkë me vetingun në një proces farsë, me institucione të komprometuara me dy standarde, me ish bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit pjesëmarrës në këto institucione. Vetingu u kthye si në ato këshillat e lagjeve të Frontit Demokratik ku vigjilonin për armikun e klasës. Vetingu nuk u mor as dhe një ore dhe sekondë të vetme me performancën dhe vendimmarrjen ne procese gjyqësore të prokuroreve dhe gjyqtarëve.
Për një pjesë të tyre kërkoheshin dhe lekët e fruta-zarzavateve të blerë të marketi i lagjes, kur vetingu nuk e kishte për gjë që për Dvoranin të mbyllte një sy për më shumë se 100 milionë lekë. Pas atij konsensusit të korrikut 2016 një skenar i përgatitur me kohë do të minonte këtë të fundit me miratim të linjave të caktuara ndërkombëtare të investuara, jo vetëm institucionalisht por dhe personalisht.
Në të gjithë periudhën që banda e Rilindjes mori në dorë këtë pseudoreformë, hap pas hapi kemi ndjerë simptomat e grushtit të shtetit që kulmoi me Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.
Kryeministri i bandës së Rilindjes kishte kalkuluar çdo gjë deri në faktin që KLP e Ibrahimit do të zgjidhte SPAK-un e Ramës dhe ky i fundit do të ishte kamzhiku dhe prangat në duart e banditëve të Rilindjes për të dhunuar dhe asgjësuar opozitën dhe ky është element i grushtit të shtetit. Hapat me të cilët ai asgjësoi çdo aksion, çdo propozim, çdo pjesëmarrje, të opozitës në aktet e reformës ka qenë pjesë e një skenari që kulmoi me lënien e vendit pa gjykatë dhe me kryeministrin që është dhe kryeprokuror dhe kryegjykatës dhe kryetar i sektit dhe sot jemi në kushtet e grushtit të shteti./ Redaksionale

Modifikuar më Tuesday, 16 July 2019 21:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...