Nga Përparim Spahiu:
Kërcënimi i Kryeministrit bizneseve, të vegjëlve, normal, m’u duk si grabitësit e furgonave në vitin 1997. Evazion, evazion, evazion – Burg, burg, burg.
A thua se anijen me sheqer e miell e sjell ai i kioskës, a thua se kamionat me cigare i sjell ai që shet në rrugë, a thua se anijet me naftë i sjell ai shpërndarësi te karburanti!
Ata që i sjellin, nuk i kërcënon dot ti, pasi u ke borxhe, të kanë financuar dhe vazhdojnë të të financojnë që të jesh aty ku je. Ata janë të mëdhenjtë, ata nuk i kërcënon, por as kontrollon dot!
Mesazhi i djeshëm bizneseve, të vegjëlve normal, të tregon të mbaruar. Të ka mbetur arka bosh. Kam frikë, e kam thënë dhe herë tjetër, që ti do t’i drejtohesh Bankës së Shqipëtisë. Ti do të printosh lekë, nuk ke rrugë tjetër.
Shpresojmë, nga mosbindja, të propozosh dhe shkarkimin e Guvernatorit të Bankës!