Sa mbrapa e çoi vendin Kryeministri Rilindas…

E mërkurë, 17 July 2019 10:00

Nga Lefter Maliqi

Çfarë dallimi? Çfarë ndryshimi? Ku ishim në 2005-2013, ku jemi në 2013-2019? Sa mbrapa e coi vendin Kryeministri Rilindas. Premtoi 300 mijë vende pune (largoi 300 mijë të rinj nga vendi). Premtoi për 300 ditë vendosjen e rendit, investime etj. por kudo papunësi, pasiguri, krime, trafiqe, burgosje politike, burgosje të varfërish, abuzime, korrupsion, paaftësi, drogë, tritol, emigrim masiv, rritje çmimesh, rritje taksash, votim njëpartiak etj. Kurse mbi 6 vjet më pare ish-Kryeministri Berisha dyfishoi pagat e mesuesëve, mjekëve etj. Dyfishoi pensionet, bëri qindra km rrugë në fshatra e qytete, kudo inagurime me festë e kengë, lule e brohoritje, anëtaresoi Shqipërinë në Nato, bëri të mundur lëvizjen e lirë në Europë, bëri rrugën e kombit, tynelin e Elbasanit me qindra e mijëra investime të tjera dhe do ngelë në histori për këto ndryshime dhe për aktin demokratik të dorëheqjes pasi njohu humbjen në 2013. Populli i këndonte me zemër për investimet dhe ndryshimet kurse Ramës i bënë këngë Tërmeti që s’kanë lidhje me ndryshimet por kanë lidhje vetëm me rrënimin që e katandisi vendin si asnjëherë tjetër më keq. Veprat flasin vetë, ish-Kryeministri do ngelë në histori për ndryshimet, gjurmët, kurse Rilindasi për varfërinë, papunësinë, burgosjet, shantazhimet, abuzimet dhe lidhjet me krimin. Video flet vetë. Krahasimet bëjini vetë në 2010 me liderin Berisha ku bëri qindra km rrugë e vepra të mëdha, bashkoi fshatrat me qytetet, bashkoi shqiptarët duke lënë gjurmë sot e përgjithmonë dhe pas 6 vjetësh me Kalorësin me çitjane të Rilindjes me abuzime me tendëra dhe investime zero, duke varfëruar dhe përçarë keq shqiptarët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...