Rama i bllokon biznesin ish-deputetit të PD, reagon Aurel Bylykbashi: Goditje politike!

E mërkurë, 17 July 2019 11:50

Bllokohet hoteli i ish deputetit dhe kryetarit të PD-së në Elbasan, Aurel Bylykbashi. Kryeministri Rama ka publikuar pamjet e bllokimit të një hoteli, ndërsa shkruan se numërimi mbrapsht ka nisur dhe humbja do të jetë e rëndë për çdo shkelës.

“Stop informalitetit. A i’a vlen humbja që sjell bllokimi ligjor për përfitimet nga shkelja e ligjit?! Kushdo që shkel ende ligjin le t’i bjerë lapsit. Numërimi mbrapsht ka nisur dhe humbja do të jetë e rëndë për çdo shkelës” thotë Rama në një postim në Facebook.

Infoelbasani njofton se hoteli i bllokuar ndodhet në Llixha të Elbasanit dhe thuhet se është bllokuar për evazion. I pyetur rreth këtij fakti z. Bylykbashi u shpreh se kjo është një goditje e pastër politike që i bëhet atij dhe PD-së.

Para pak kohësh z. Bylykbashi u ndalua nga Policia për pjesëmarrje në protestën kundër Ramës në Librazhd dhe më pas gjykata e la të lirë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...