Grupit të “Toyota Yaris” i sekuestrohen llogari bankare, Taqulant Balla në ankth

E mërkurë, 17 July 2019 17:24

Policia e shtetit në bashkëpunim me prokurorinë e krimeve të rënda kanë kryer sekuestrimin e pasurive të personave të arrestuar në kuadër të grupit kriminal “Toyota Yaris”. Nën sekuestro janë vënë llogari bankare me vlerë 72 mijë euro, truall dhe ranishte në pronësi të pjesëtarëve të këtij grupi kriminal.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë bërë të mundur sekuestrimin e pasurive të të arrestuarve nga operacioni 'Toyota Yaris'.

Pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme janë në pronësi të shtetasve shqiptarë me iniciale A. M., A. V., A. D., Gj. C. dhe K. M, të akuzuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Nën sekuestro janë vënë llogari bankare, truall dhe ranishte në pronësi të pjesëtarëve të këtij grupi kriminal.

Bazuar në Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, u vendosën nën sekuestro pasuritë si më poshtë:

- Shuma prej 72 000 € Eurosh në llogarinë e Shoqërisë me inicialet “TRC” sh.p.k, pranë një banke të nivelit të dytë;

- Ranishte me sipërfaqe 11 167 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

- Ranishte me sipërfaqe 140 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

- Toke Arë me sipërfaqe 873 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

- Truall me sipërfaqe 404,5 m2 + godinë banimi 2 katëshe, sipërfaqe banimi kati përdhe 147,6 m2, sipërfaqe verandë + shkallë 10,9 m2 + sipërfaqe banimi kati i parë 158,5 m2, e ndodhur në Njësinë Bashkiake Nr.11 Tiranë.

Sipas policisë së shtetit vijojnë procedurat në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, për kalimin në administrim nga shteti të të gjitha këtyre pasurive.

Katër të arrestuarit në Shqipëri janë Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri, ndërsa të proceduar në Belgjikë Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj.

Sekuestrimi i 3.4 milion euro në “Toyota Yaris” në portin e Durrësit u bë në muajin qershor 2018. Eurot u gjetën në 2 automjete "Toyota Yaris", për të cilat kryedemokrati Lulzim Basha akuzoi kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla se ishte i përfshirë, akuza të cilat socialisti i cilësoi si shpifje duke ngritur padi ndaj tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...