Trafikanti Tahiri bën viktimën që të dalë i pafajshëm

E mërkurë, 17 July 2019 18:35

Për herë të parë në historinë e vendit një ministër është në gjykatë me akuzën e rëndë të krijimit të organizatës kriminale dhe trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Çuditërisht ai vazhdon të mbetet pa masë sigurimi arrest me burg, ashtu sikundër të gjithë të pandehurit me këto akuza ndodhen prapa hekurave duke ndjekur gjykimin me këtë masë. 

Sot, prokuroria u kap me procesverbale mangët në karrocën me dosje që i ka dërguar gjykatës. E habitshme pasi për ato dëshmi të trafikantëve, kushërinjve Habilaj, që sot kanë marrë dënim me burg në Itali, prokurorët e parë që kishin dosjen kërkuan lejimin nga kuvendi për arrestimin e Tahirit.
Por , pas një procesi të ndyrë, shkarkime dhe degdisje prokurorësh që kishin dosjen “Tahiri” dhe me vendosjen e kësaj dosjeje në duart e prokurorëve vegla, Saimir Tahiri sot ka luksin të bëjë qesharakun para Krimeve të Rënda. Duhet të kujtojmë fotografinë që propaganda ia doli të shpërndajë me një karrocë me fashikuj, e dosjesh kundër Tahirit, në seancën e parë. Të gjithë mediat pomponin lajmin se për Tahirin është hetuar kaq shumë saqë edhe procesverbalet e tij transportoheshin vetëm me karrocë. Por , sot, 4 muaj pas shpërndarjes së asaj fotoje, gjykata na zbuloi se prokurorët vartës së Donika Prelës na kanë humbur dëshmitë e kushërinjve të Tahirit ku deklaronin bashkëpunimin me të. Teatri vazhdoi edhe jashtë sallës. Saimir Tahiri doli i irrituar nga salla dhe sulmoi prokurorët, një skenë komike ku në fund, kryesorja është që trafikanti Tahiri të fitojë pafajësi.

Modifikuar më E mërkurë, 17 July 2019 22:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...