Malaj ironizon 'Rilindasit': Do kishit shkarkuar edhe Papa Francescun po të kishit .....

E Enjte, 18 July 2019 19:40

Tashmë duket se ka një luftë të hapur midis Ish-ministrit socialist të Financave Arben Malaj dhe kryeministrit Rama që ka kërkuar shkarkimin  e tij nga anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Në një status të fundit Malaj ka ironizuar sërish socialistët në profilin e tij në fb teksa ka dy fjalë për ata që i cilëson “inicuesit realë të kërkesës për shkarkimin e tij”, ku mes të tjerash shkruan se PS do ishte gati të shkarkonte edhe Papa Françeskun nëse do kishte fuqi mbihyjnore.

Postim i plotë i Malajt:

Te dashur inicues reale te kerkeses per shkarkimin tim, ndjese nenshkruesve me ose pa vetedije profesionale, Karriket i keni marr si here qe ju jane dashur per ti keq-perdorur, ndersa integriitetin njerezore dhe kredibilitietin profesional as e blini dhe as e cenoni dot, sot dhe deri ne fund te angazhimeve te mia publike, profesionale apo politike.. Kjo u ka bere bere te hidhni poshte fasadat dhe te tregoni thelbin e kesaj hakmarrje jo vetem politike. Ju ribej publikisht te qarte se aspak nuk denohet reputacioni Bankes se Shqiperise i cili deri ne te shkuaren shume te afert eshte tronditur shpesh nga deshtimi i keq-qeveries se saj deri ne vjedhjet e persertura nga brenda dhe jashte saj.

Kete shqetesim e kam ngritur qe ne diten e pare te mandatit plotesues te KMBSH- ne plotesimi te mandatit qe me besoj Kuvendi i vendit tim (do ti gjeni te dokumentuara ne proces-verbalet perkatese).

Aktualisht edhe Banka e Vatikanit me e errta dhe sekrete ne bote po behet me transparente, dhe po denohen abuzuesit e saj.

Falenderoj zotin qe ju inicesve reale qe hidhni gurin dhe fshihni doren, nuk ju ka dhene fuqi mbihyjenore te kerkoni edhe shkarkimin e Papa Franceskut, qe po inicion kete proces historik per te hedhur drite ne skutat me te erreta te bankes me sekrete te botes.

Dite te mbare.

Arbeni

Ky eshte opsioni tutulli im per kete artikull.

Për qokën e kolegut të respektuar Besart Kadia.

“Asnjë s’mund të të bëjë të ndihesh inferior pa lejen tënde”.

Eleanor Roosevelt

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...