Thirrja popullore, drejt të vetmit faktor politik me vizion për ndryshim, PD-së dhe Opozitës së Bashkuar

Tuesday, 06 August 2019 12:27

Nga fjala e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, në Patos.

"Shqiptarët u vetëdijësuan se 30 qershori nuk bëhej për ta, por për një klikë hajdutësh, që ka thyer çdo rekord hajdutërie në Shqipëri dhe në Ballkan!

Çdo vendim, çdo akt qeverie, çdo ligj, bëhet me synimin për të vjedhur shqiptarët. Këtë verë kanë planifikuar vjedhjen e radhës me uniformat e policisë ku kanë dyfishuar çmimin. Ndërkohë, po bëjnë gati koncesionin për të marrë 100 euro nga çdo biznes, edhe pse e kanë këputur biznesin me taksa, me gjoba, me çmimin e naftës dhe me çmimin e energjisë.

Ndaj, kupa e mbushur dhe e derdhur prej hajdutërisë dhe varfërisë, solli reagimin popullor më 30 qershor. 

Kurrë më parë nuk kemi pasur një bashkim të tillë ku 85 % e shqiptarëve iu përgjigen thirrjes tonë dhe refuzuan farsën, refuzuan Ramën. Por brenda këtij refuzimi popullor, ka edhe një lajm tjetër shumë të madh. 

30 qershori nuk është vetëm refuzimi i Edi Ramës, nuk është thjesht një kryengritje ndaj mjerimit ekonomik që ai ka mbjellë, papunësisë, varfërisë. Është edhe një thirrje popullore për ndryshim. Dhe kjo thirrje i drejtohet të vetmit faktor politik që ka kapacitetet, burimet njerëzore, vizionin dhe planin për ta bërë këtë ndryshim të mundur, që është Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Opozita e Bashkuar! 

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...