Berlini ‘plas bombën’: Qeveria Rama ka rënë, shteti në prag falimenti

Diel, 11 August 2019 16:00

Ekonomia shqiptare është në një situatë të ngjashme me piramidat e vitit 1997, shteti është në prag falimenti. Shqiperia nuk do të marrë miratim për hapje negociatash me 18 tetor, ndryshe nga Maqedonia që ka bërë detyrat e shtëpisë. Ajo nuk ka përmbushur detyrimet e BE dhe mënyra e qeverisjes dhe sjelljes me ligjin e Ramës nuk premton asgjë për këtë datë.

Martin Henze këshilltar i CDU, njëherësh i kujton kryeministerit se ai e di mirë kush është Henze.  Mustafa është emri i vërtetë i Ramës pasi emri Edvin është thjesht një emër artistik thotë këshilltari gjerman.

Henze paralajmëron se Shqipëria rrezikon së shpejti të mos ketë aftësi paguese për rrogat e administratës, kjo do të sjellë një katastrofe ekonomike dhe përgjegës kryesor është Kryeministri që ka hapur shtegun e një narkoshteti.

Arka e shtetit do të jetë boshe dhe borxhet për të paguar borxhe po e rrënojnë ekonominë. Në Gjermani, pohon ai, investimet e rrugëve nuk kanë cmime strtaosferike 20 milionë euro për një kilometër. Ndonëse janë në standarde shumë herë më cilësore, në parametra shumë herë më profesionale dhe kushtojnë disa herë më lirë, për terrene dhe vepra të përafërta sigurisht.

Në një intervistë për Shijak TV, Martin Henze thekson se CDU dhe qeveria gjermane janë shumë të vëmendshëm me zhvillimet në vendin tonë.

‘Nëse kollitet Gjermania atëherë Shqipëria do të ketë temperaturë’-thotë ai.

Dhe Berlini do të kollitet, sigurisht, së paku politikisht. Ne nuk mund të pranojmë në familjen evropiane një vend ku nuk sundon ligji por paligjshmëria.

Gjithashtu Henze thotë se po e mbështesin PD dhe Lulzim Bashën jo thjesht në bërjen e një programi ekonomik.

Sipas Henze, mbështetje lideri opozitës Lulzim Basha po merr nga Berlini dhe në projektin e tij për luftuar pasurinë e paligjshme për të gjurmuar llogaritë e fshehura dhe për të ndëshkuar aferat korruptive.

Kjo qevveri ka rënë, pohon këshilltari i kristiandemokratëve gjermanë dhe vendi do të qeveriset nga një forcë tjetër që pas qeverisë tranzitore do të dalë prej zgjedhjeve të reja parlamentare  dhe vendore/ Shijak Tv

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...