Zëri i Amerikës: Kandidatët me probleme, faji i Edi Ramës

Tuesday, 13 August 2019 18:51

Teksa politika dhe mediat vazhdojnë të flasin për Valdrin Pjetrin, kandidatin e PS në Shkodër, i cili rezulton i dënuar në Itali, Zëri i Amerikës ka mundur të verifikojë përmes burimeve të veta se dokumentat e publikuara sot nga Partia Demokratike janë origjinale, siç ndodhen në regjistrat e autoriteteve italiane.

Sipas VOA-s, Pjetri duket se ka qenë në dijeni të faktit se e kaluara e fshehur mund t’I rishfaqej para syve, ndyshe nuk ka si shpjegohet se përse me 19 korrik ai ka kërkuar të marrë certifikat nga autoritetet gjyqësore italiane, ndërkohë që denoncimet publike të opozitës nisën disa ditë më vonë, në fillim të gushtit, ndërsa më 23 korrik ai mori nga kryeministri Rama dhe një tjetër shenjë besimi dhe mbështetje të fortë “për të përmirësuar drejtimin politik në Qarkun e Shkodrës, atë do ta drejtojë kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës”.

Rama reagoi përmes një statusi në Twitter pas zhvillimeve të sotme duke u shprehur se “kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin, po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht”.

Nuk është e qartë se deri ku shkon kjo ndarje dhe nëse Partia socialiste do të jetë dakort që Pjetri të marrë apo jo detyrën javën e ardhshme.

Por pavarësisht distancimit që kryeministri duket se po bën, dhe deklarimit të tij se “kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky, as marr më, as lejoj më t’i marrë PS”, ky nuk është rasti i parë, dhe fakti që forca që udhëheq vendin nuk arrin dot të gjejë 61 kandidatë ku askush të mos ketë hije mbi të kaluarën është një kosto që kryeministri vetë, si personi që ka dhënë bekimin për secilin prej tyre, e ka tanimë mbi shpinë, thekson media e Departamentit Amerikan të Shtetit, VOA.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rama mbush çantën me koncesione, shkel mbi shqiptarët

Politikë

Rama mbush çantën me koncesione, shkel mbi shqiptarët

Një karikaturë e Kosta Rakës,  cila tregon situatën ekonomike në vend, është bërë hit në rrjete sociale. Në këtë karikaturë, shihet kryeministri Edi Rama që në shpinë mban çantën e...

FOTOT/ Zhduken dy turiste në Alpet shqiptare, kush i shikon të njoftojë Policinë!

Aktualitet

FOTOT/ Zhduken dy turiste në Alpet shqiptare, kush i shikon të njoftojë Policinë!

Dy turiste janë zhdukur në Alpet shqiptare. Që prej datës 13 gusht nuk ka asnjë informacion në lidhje me një turiste gjermane dhe një polake. Shoqatat bjeshkatare të Kosovës dhe Shqipërisë...

Edmond Panariti: Marrëzia e madhështisë së mjerimit!

Politikë

Edmond Panariti: Marrëzia e madhështisë së mjerimit!

Ish-ministri Edmond Panariti i është referuar revistës Monitor mbi raportin e Bankës Botërore, ku thuhet se Shqipëria me nivel varfërie 35%, është vendi më i varfëri në planet. Ai shpjegon...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!