Parku i Liqenit Artificial, Malltezi denoncon ndërtimet: Ku shteti, ku Edvin-Erjoni?

E Enjte, 15 August 2019 20:25

Jamarbër Malltezi ka denoncuar një ndërtim që sipas tij po bëhet në zonën e Parkut të Liqenit Artificial në Tiranë. Në një reagim në Facebook, zyrtari i PD shkruan se në mes të parkut po ndërtohen dy saraje, që i kanë bllokuar pamjen vilës së Presidentit.

“Tani ja ndërtim tjetër mu nëmes zonës së mbrojtur. Ku shteti? Ku Edvini-Erjoni? Ku Klosi dhe drejtori famoz Dedej që vjedh gjithë buxhetin e Agjensisë së Zonave të mbrojtura për dy shoqatat e veta?”, shkruan më tej Malltezi.

POSTIMI I PLOTË

A eshte zone e mbrojtur Parku i Liqenit apo…? Pushtat e shtetit prodhojne propagande se si po lirojne 1000 m2 nga ca shezlonge ne plazh qe hiqen per 1 min dhe nuk tjetersojne token. Po brenda Parkut te Madh te Tiranes te shpallur me propagande si zone e mbrojtur PSE nuk vepron ligji?

Para 8 vitesh u lodhem me shume miq mjedisore qe te jepej nje status mbrojtje Parkut te Madh te Tiranes ne menyre qe mos e tjetersonin apo betonizonin. Jua thashe qe Parkun nuk e mbron statusi por vullneti i pushtetit dhe funksionimi i shtetit ligjor qe mbron publiken ndaj makuteve te veshur me pushtet. Gjithsesi ja na e shpallen Parkun Zone te Mbrojtur. Por nga kush mbrohet? Se mu ne mes te Parkut ndertoi dy pale saraje (qe i bllokuan pamjen viles se presidentit) pa leje fare ndertues-donatori i sarajeve te surrelit dhe bashkejetuesi i Vejsiut qe i ben fresk Edvinit dhe Erjonit, dhe ndonese ka vendim prishje ne fuqi dhe e denoncuam ne media dhe prokurori, prape u be lajm i vjeter dhe dy pale sarajet po jetohen. Tani ja ndertim tjeter mu mes zones se mbrojtur. Ku shteti? Ku Edvini-Erjoni? Ku Klosi dhe drejtori famoz Dedej qe vjedh gjithe buxhetin e Agjensise se Zonave te mbrojtura per dy shoqatat e veta?

Nuk ju ben me pershtypje qe shkelin ligjin diten per diell, pasi kur mensojne te vjedhin dhe betonizojne edhe Kopshtin Botanik, ca ndertime te kundraligjshme brenda Parkut te Madh te Tiranes nuk ju duket asnje problem. Nga njera ane inspektoret e Klosit & Veliajt gjemojne deri qoftexhinjte se kinse po ndosin mjedisin, apo romet qe duke marre plastiken po i cenojne milionat monopolit te Rama-Ahmetaj, ndersa ketu qe kafshohen mushkrite e qytetareve, shteti SNUK. Te gjithe kafshet jane te barabarta por disa jane me te barabarta se te tjerat.

Pak ditë më parë ka qenë Erion Braçe ai që ka denoncuar një ndërtim të tillë. Zv. Kryeminsitri shkruantë se tashmë nga liqeni nuk ka më një pyll orbital, por një pyll betoni.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...