Valdrinë të tjerë nuk e kanë ndërprerë veprimtarinë kriminale

Premte, 16 August 2019 15:57

Një vit më parë Edi Rama refuzoi iniciativën e opozitës për të futur në sistemin politik shqiptar “Vettingun në Politikë”. Ai e di shumë mirë se skanimi nga ky ligj do ta lejë atë pa asnjë bashkëpunëtor si në radhët e deputetëve ashtu edhe në të zgjedhurit vendorë. Rasti i Valdrin Pjetrit na rikujtioi edhe njëherë se Rama e ka model promovimin e personave me precedent kriminalë dhe se ai nuk e harron këtë zakon. Ishte Rama ai që i quante kazanë mediat kur i treguan emrat e ndryshëm të Ervin, Elvis, Ervis... Roshit. Por hetimi mbi të tregoi se ky individ kishte të shkuar të herët kriminale në fushën e drogës dhe trafikimit të femrave.

Valdrini iku, por Edi Rama duhet ta dijë se ka edhe Pjetra të tjerë që po i emëron kryetarë bashkie.

Pjerin Ndreu, në listën e zezë të partnerëve prej vitit 2003 dhe i larguar nga policia për përfshirje në trafiqe, i kapur në përgjime në dosjen 184 duke urdhëruar shkarkimin e mësuesve që nuk votojnë për PS, në vend që të ndiqej penalisht, e kandidon dhe e mbron Edi Rama.

Artur Bushi i Krujës mbaroi një mandat si bashkiak trafikant në Itali dhe e rikandidoi.

Dionis Imeraj, Valbona Sako, të dy të kapur në përgjimet e Dibrës, të dy mbrohen dhe promovohen nga Edi Rama.

Tërmet Peçi, Klement Ndoni, trafikantë droge, në vend që të shkojnë para drejtësisë, mbrohen dhe rikandidohen.

Agim Kajmaku, i kandiduar në Vorë, i dënuar në Greqi.

Rakip Suli, i kapur në vjedhje flagrante me tendera dhe qira shtetërore, në konflikt të hapur interesi me statusin e deputetit, në vend që të largohej si deputet dhe të ndiqej penalisht, e mbron dhe e promovon Edi Rama.

Modifikuar më Premte, 16 August 2019 21:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...