Veliaj, nga hajdut serial në “vrasës serial”

Saturday, 17 August 2019 12:53

Erion Veliaj i ka lyer duart sërish me gjak. Pas vrasjes së 17 vjeçarit në landfilllin e Sharrës të tjerë viktima u shënuan dje nga dora e kryebashkiakut në detyrë të Tiranës. Veliaj ka hapur në Tiranë kantierin  e lyerjeve të fasadave të pallateve dhe tenderët korruptive dhe largimi i kontrolleve ndaj tyre solli dje humbjen e jetëve të 2 punëtorëve të fasadave, skela në të cilën punonin i zuri për poshtë. Jetën e rrezikuan edhe tre punëtorë të tjerë.

Nga hetimet ka rezultuar se të dyja firmat që Veliaj u kishte siguruar tenderin ishin jashtë çdo norme ligjore si për nga ana administrative dhe nga parametrat e sigurisë.

Kështu larg përgjegjësisë nuk mund të qëndrojë Erion Veliaj dhe Bashkia që po drejton, që në lejen e dhënë duket se i ka anashkaluar kontrollet për seriozitetin e firmës që ka fituar të drejtën e kryerjes së punimeve.

Kjo ngjarje po përforcon faktet se Erion Veliaj është shndërruar nga një hajdut serial, me gllabërime pronash publike e shtëpish private për t’iu vënë në dispozicion të kullave që shërbejnë për pastrimin e parave të pista (mbi 780 leje ndërtimi, 45 milionë euro të vjedhura të unaza e re, gllabërimi i Tetarit Kombëtar, parqeve dhe hapësirave të gjelbra, etj) në një vrasës serial që djo e çoi në 3 numrin e viktimave nga babëzia.

Modifikuar më Saturday, 17 August 2019 16:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...