“Ooo kanë vdekur dy djem të rinj”/ Aktivisti “kryqëzon” Ramën e Veliajn

Saturday, 17 August 2019 19:15

Megjithëse dy punëtore humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën pasi ranë nga skela, teksa po punonin për rikonstruksionin e një fasade pallati në kryeqytet, jashtë çdo kushti teknik, nuk ka pasur asnjë reagim nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe as nga kryeministri Edi Rama.

Kjo ka nxitur reagimin e aktivisti të njohur Pano Soko, i cili në një shkrim në rrjetet sociale, ironizon me deklaratat e shtypit që nxirren nga zyra e kryebashkiakut dhe kryeministrit.

Më tej ai vë theksin tek dy jetët e humbura dhe shtron pyetjen: Dikush do mbajë përgjegjësi ndonjëherë në këtë vend?

Postimi i plotë

Bashkia Tiranë përuroi sot rrugën Bla-bla. Plot 48 metra afalt që do të lidhin një cep pallati me cepin tjetër. Ka dhe 3 poça dhe 4 pemë. Mori pjesë Kryetari i Bashkisë dhe deputeti i zonës, i cili mbajti fjalimin “Gjithë vëmendjen për ju..”

– Jo. Në fakt dje dy djem të rinj vdiqën, sepse askush nga Bashkia nuk e rruan për sigurimin teknik, në projektet e saj për fasadat. Ndonjë llaf..?
“Kryeministri publikoi një deklaratë ku thumboi Presidentin…e tërci e vërci.”

– Po ndonjë fjalë për ata të dy se ishin djem nënash dhe ata…apo s’..?

“U prezantua në photoshop projekti për rrugën… ”
“Së shpejti do fillojnë punimet në aksin.. ”
“17 milionë turistë pritet të vizitojnë Shqipërinë”
“U lye korridori i spitalit të Beratit.. me ngjyrë rozë”.
“Vazhdojnë mbjelljet e pemëve në pyllin orbital.. ”
“Tirana u shpall kryeqyteti më i gjelbëruar në Rrugën e Qumështit..”

– Ooo kanë vdekur dy djem të rinj.
Ooo vdiqën dy njerëz, sepse është kthyer Shqipëria në një treg skllevërish, ku vdekjet i duhen vetëm Ministrisë për statistikë.

“Mirëseerdhët në Liberìnë e mesit të Europës. Ju lutemi vizitorëve mos i ngacmoni skllevërit kur janë në habitatin e tyre natyral.
Ndalohet hedhja e ushqimit!”

– Ooo…Ishin dy njerëz që thjesht po shkonin të punonin. Dikush do mbajë përgjegjësi ndonjëherë në këtë vend???
Ooo..

“Blini produktet Delimano.
Dysheku Dormeo me 4 shtresa karboni të jep dhe një jastik falas..

Mos ngurroni, na telefononi tani..”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...