Berisha: Kur gjeneral Hashashi bëhet ministër rendi, kanabisi bëhet kalli misri!

E mërkurë, 21 August 2019 14:54

Ish-Kryeministri Sali Berisha është treguar sot më sarkastik se asnjëherë tjetër ndaj të ashtuquajturit operacion kundër kanabisit në vend, në të cilin qeveria ka përfshirë mijëra policë.

“Kur gjeneral Hashashi bëhet ministër rendi, kanabisi bëhet kalli misri!” – Kësisoj e ka titulluar shënimin e tij ironik në Fb, Berisha, që vijon si më poshtë:

"Përfundoi me sukses të madh narkofarsa e Policisë kundër kanabisit!

 

1600 forca të narkopolicisë zbulojnë vetëm 133 bimë kanabisi, miliona të tjera ishin kallinj misri!

Pas deklaratës së prokurorit të Antimafias, Gratieri, se një e treta e siperfaqes së Shqipërisë sipas filmimeve nga ajri të Guardia di Finanzia, kupola e narkoshtetit me në krye, kreun e meduzës dhe gjeneral Hashashin etj, u hodhën në sulm kundër, sipas tyre, mashtrimeve të autoriteteve italiane.

Për të hedhur poshtë nga terreni, deklaratat e Prokurorisë Antimafia, kreu i meduzës dhe gjeneral Hashashi urdhëruan badiguardin e Eskobarit të Ballkanit, fake operacionin gjigand kundër kanabisit me 1600 forca Policie të llojit të operacioneve të vitit 2016.

Rezultati ishte mahnitës. Pas disa ditë kërkimesh intensive në male, gërxhe, pyje, lugina, lumenj, prroje të vendit, u gjetën vetëm 188 rrënjë pothuaj të ngordhura hashashi.

Kishte ndodhur mrekullia shqiptare! Zoti e do Shqipërinë!

Miliona e miliona bimë kanabisi ishin shndërruar brenda nate në Kallinj Misri!
Por mbajeni mend, mrekulli të tilla mund të ndodhin vetëm në narkoshtetin e vetëm të Europës, çka tregon qartë o miq, se italianët e hanë sapunin për djathë!(Hahaha)"

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...