Këshilltari i Ramës shoqëroi presidentin serb në SHBA?

E mërkurë, 21 August 2019 18:19

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ndodhet për një vizitë pune në SHBA, por reagimi i ish-ministrit të jashtëm Vuk Jeremiç duket se e ka vënë në siklet shefin e Beogradit.

Vuçiç dhe Jeremiç janë rivalë në politikë, kryesisht sa i përket çështjes së Kosovës.

Vuçiç e akuzon Jeremiqin rreth rastit të GJND-së duke thënë se pikërisht Jeremiç e ka bërë pyetjen skandaloze për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila në vendimin e saj rreth shpalljes së pavarësisë kishte vendosur pro Kosovës.

Ndërsa Jeremiç, muajt e fundit e akuzon presidentin serb se po bën negociata sekrete me Hashim Thaçin dhe amerikanët për dorëzimin e Kosovës dhe ndarjen e saj.

Ndërsa sot, ish kryediplomati serb ka bërë pyetjen e rradhës, e cila e ka vendosur në vështirësi Aleksandër Vuçiçin.

Jeremiç e ka pyetur Vuçiqin rreth takimit në Nju Jork duke i kërkuar përgjigje nëse në takimin me Pompeon ka marrë pjesë edhe ish –Kryeministri Tony Blair, i cili po ashtu shpesh është apostrofuar se është i përfshirë në çështjen e bisedimeve rreth Kosovës pasi tashmë dihet se ai ka raporte pune edhe me Edi Ramën.

Siç dihet Blair pas largimit nga Zyra e Kryeministrit merret me lobim.

“I nderuar Vuçiç, a është e vërtetë se në takimin e djeshëm në Nju Jork me Sekretarin Amerikan të Shtetit ka marrë pjesë edhe Tony Blair? Nëse po, në çfarë tagri – si këshilltar apo si mik personal i juaji, apo këshilltar i Qeverisë së Serbisë? Shkruan Jeremiç në Twitter.

Sipas asaj që raporton vetë Departamenti Amerikan i Shtetit, rreth takimit Pompeo –Vuçiç, shefit të shtetit serb i është kërkuar njohja e pavarësisë së Kosovës si rezultat i ndërsjellë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...