Kush vendos për Shkodrën? Ademi: Ne vijojmë punën më mënyrë korrekte

E Enjte, 22 August 2019 10:20

Kryebashkiakja ende në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, në një lidhje direkte me studion e “Ditari” në A2, e pyetur se kush vendos për Shkodrën, u përgjigj se pavarësisht presioneve të politikës, e mbështetur nga grupe që janë dhe kanë qenë në qytet, qëndrimi  korrekt është koracë mbrojtëse për të vijuar punën në mënyrë korrekte.

”Qyteti ka problematikat e tij, e para që lidhet me mungesën e vëmendjes prej 6 vitesh. Ka kaluar telashe jo të vogla, por e rëndësishme është që pavarësisht presioneve të politikës, e mbështetur nga grupe që janë dhe kanë qenë në qytet, qëndrimi ynë korrekt është koracë mbrojtëse për të vijuar punën në mënyrë korrekte. Politika pa diskutim që do të bëjë pjesën e vet por besoj se do të ketë zhvillime sepse nuk vazhdohet kështu”.

Në lidhje me bllokimin prej disa orësh të fondeve për Shkodrën, Ademi theksoi se thesari pati me ne një komunikim të parregullt dhe të nxituar. ”Mora përsipër që t’i drejtohesha Ministrisë së Financave sepse po ndalonte puna në qytet. Ishte një e-mail i pazakontë që mori përsipër të shqyrtonte mandatin e kreut të bashkisë. Gjithsesi, Ministria e Financave u tërhoq dhe dje ka vijuar puna normalisht”. Ademi përsëriti se ”Shkodra ka nevojë për zgjedhje sa më parë, pasi u është mohuar e drejta e zgjedhjes”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...