Njihuni me Shenjtin e Ferrit

E Enjte, 22 August 2019 10:35

Aktivistja e njohur në mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Elona Caslli, ka shkëputur një pasazh nga romani “Heronjtë dhe Varret” të shkrimtarit të njohur argjentinas me origjinë arbëreshe, Ernesto Sabato, i cili sipas asaj që ajo lë për të kuptuar, do të portretizonte fare mirë Edi Ramën: “Tek ai nuk kishte asnjë lloj koherence, përjashto ato të fiksimeve të tij, që ishin të përpikta dhe të përhershme…”.

“Shenjt i Ferrit

Për t'i rënë shkurt, ishte plotësisht e kundërta e asaj që quajmë njeri i ekuilibruar, ose thjesht e kundërta e asaj që konsiderohet njeri, nëse ajo që e dallon njeriun nga individi është një farë force, një farë këmbënguljeje dhe koherence idesh e ndjenjash, tek ai nuk kishte asnjë lloj koherence, përjashto ato të fiksimeve të tij, që ishin të përpikta dhe të përhershme.

Ishte krejtësisht e kundërta e filozofit, e njeriut që mendon dhe që ngre një sistem mendimesh, si një godinë harmonikë; ishte pak a shumë një lloj terroristi i ideve, një lloj antifilozofi. As fytyra e tij nuk i qëndronte besnike vetvetes. Ç'është e vërteta, gjithmonë kam menduar se brenda tij, ekzistonin disa persona të ndryshëm.

Edhe pse padyshim, ishte njeri i poshtër, do ta merrja guximin të pohoja se, megjithatë, tek ai kishte një lloj pastërtie, ndonëse ishte një pastërti e skëterrshme. Ishte një lloj shenjti i ferrit.

Shkëputur nga - Mbi Heronjtë dhe Varret - Ernesto Sabato”, është fragmenti që Caslli ja kushton Edi Ramës i cili është shoqëruar, edhe me një fotografi që “flet shumë”.

Modifikuar më E Enjte, 22 August 2019 11:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...