'Bandat e drogës', politikani i njohur në Mal të Zi kërkon ngritjen e një muri me Shqipërinë!

E Enjte, 22 August 2019 11:21

Nebojsha Medojeviç, drejtuesi i "Lëvizjes Malazeze për Ndryshim" ka premtuar se kur të vijë në pushtet do të ndërtojë një muri mes  Kosovën dhe Shqipërisë, për të bërë kështu të mundur ndalimin e bandave të drogës që operojnë fuqishëm në këtë rajon. Por menjëherë pas kësaj deklarate shokuese ka reaguar fortë edhe faktori politik shqiptarë në Malin e Zi.

“Drejtuesi i Lëvizjes Malazeze për Ndryshim, Nebojsha Medojeviç, poshtëron shumicën e atyre partive shqiptare dhe disa shqiptarë që dikur mbështetnin politikat e tij, kanë deklaruar për mediat vendase përfaqësuesit e partive të pakicave shqiptare në Mal të Zi. Mes tyre politikani shqiptar Nikollë Gegaj tha se pikëpamjet e Medojeviçit “përfaqësojnë mënyrën e politikanëve ekstremë që nxisin urrejtjen fetare dhe intolerancën ndër-shtetërore”.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Fatmir Gjeka, njëherësh ish-kryetari i Komunës së Ulqinit, është i shokuar nga pikëpamjet e një prej drejtuesve kryesor të Frontit Demokratik.

 “Shokuese. Thjesht e pabesueshme. Në kohën e kufijve të hapur, të thuash diçka të tillë në të nxehtin e një lufte politike është e papranueshme”, deklaroi Gjeka me këtë rast.

Por Medojeviç më vonë shpjegoi se, “muri me Kosovën dhe Shqipërinë nuk do të ngrihet as për shkak të popullit shqiptar ose malazez, por ekskluzivisht kundër mafies malazeze dhe shqiptare, e cila e ktheu kufirin në Eldorado për kontrabandë.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...