DOKUMENTI/ PS e Shkodrës iu dorëzua krimit, ja si u fsheh Rama pas fustanit të Senida Mesit

E Enjte, 22 August 2019 13:49

Izmira Ulqinaku, ish-deputetja e PD, i është kundërpërgjigjur sot me fakte, kryeministrit Rama dhe deputetes Senida Mesi sesi po i shmangen të vërtetës, qeverisjes së tyre me kriminelë prej 6 vjetësh. 

Ulqinaku ka publikuar dhe procesverbalin e PS me gjithë ç'iu tha në fytyrë, Senida Mesit dhe kolegëve të saj nga vetë anëtarët e PS në Shkodër.  “Duke u fshehur pas fustanit të Senida Mesit, Edi Rama kërkon t’i shmanget të vërtetës", - thekson Ulqinaku. Në vijim, shënimi i plotë:

Edi Rama u soll sot si një burracak, që fshihet pas fustanit të grave në përpjekje për të mbuluar lidhjet e tij me trafikantin e drogës Pëllumb Gjoka. Duke u fshehur pas fustanit të Senida Mesit, Edi Rama kërkon t’i shmanget të vërtetës. E vërteta që PD dhe Lulzim Basha po thonë prej 6 vjetësh është se Edi Rama e mori pushtetin dhe po e mban atë me kriminelët.

Nëse Senida Mesi do të kishte moral dhe integritet, nuk do të përdhoste socialistët e Shkodrës, duke u bërë vegël e Tom Doshit dhe kriminelëve të tjerë të Edi Ramës. Senida Mesi ka detyrimin të sqarojë socialistët e ndershëm dhe qytetarë shkodranë:

Pse ka lejuar që Partia Socialiste e Shkodrës t’i dorëzohet krimit të organizuar?

Pse heshti, kur socialistëtve të ndershëm të Shkodrës iu imponua një kandidat i dënuar për trafik droge?

Pse e vuri veten në pozitat e shërbëtores së krimit të organizuar në Shkodër?

Qytetarët e Shkodrës, socialistë, demokratë dhe pa parti e kanë të qartë se, njësoj si Edi Rama, edhe Senida Mesi, është e gatshme që për pushtet, të bëjë pakt me djallin kundër interesit të shkodranëve.

Në Shkodër Edi Rama qeveris me Tom Doshin, që socialistët e Shkodrës e kanë shpallur non grata, njësoj si Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Në Velipojë qeveris me Pëllumb Gjokën, që ble vota për Edi Ramën dhe pastron paret e pista të drogës bashkë me Tom Doshin me lejen e Edi Ramës mu në mes të Tiranës.

Bashkëqeverisja e Edi Ramës me krimin është dështimi më i madh i PS në këto 30 vjet dhe, bashkë me PS, është dështimi më i madh i Shqipërisë!
Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike dhe kohës kur Lulzim Basha ishte Ministër i Brendshëm, bosët e krimit të organziuar ishin prapa hekurave të burgut. U dëshët të vinit ju në pushtet që trafikantët, vrasësit dhe përdhunuesit nga burgu, të na i çonit në zyrat e shtetit dhe t’ia impononit qytetarëve si deputetë e kryetarë bashkie.

PD me Lulzim Bashen është e vendosur ta pastrojë Shqipërinë nga llum

 

i i krimit dhe ta drejtojë vendin drejt Bashkimit Europian.

 

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...