VIDEO/ Prag katastrofe në Shëngjin! Flakët i afrohen benzinatit dhe pallateve!

Premte, 23 August 2019 15:09

Ish-kryeministri Sali Berisha është duke ndjekur me shqetësim situatën e rëndë që po shkaktojnë zjarret në Shëngjin. Në një shënim në Fb, Berisha ka paralajmëruar për rrezikun e një katastrofe, pasi zjarri po i afrohet një pike karburanti.

Berisha, në shënimin e tij në Fb, ka publikuar edhe pamjet tronditëse që i janë dërguar nga qytetarët, që po ndihen pa mbështetje nga shteti në këtë ditë pasigurie të madhe si kjo. “Prag katastrofe në Shëngjin! – shkruan Berisha. - Flakët e zjarrit iu afrohen benzinatit dhe pallateve në Shëngjin! Pushuesit braktisin qytetin! Asnje ndihmë apo ndërhyrje nga narkoqeveria. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital!

 
Përshëndetje Berisha.

Zjarri po vjen deri të pallatet ku janë pushuesit. Kemi edhe një benzinatë aty afër. Kanë frikë njerëzit se është edhe një benzinat aty afër, ishalla nuk merr flakë, se do të ketë pasoja të mëdha.

Pushuesit po largohen nga Shëngjini. Narko shteti nuk po e vret trurin fare për këta njerëz që janë me pushime.Po e postuat, anonim ju lutem, se ku i dihet me këta.”

 

Modifikuar më Premte, 23 August 2019 15:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...