Vasili: PS të shprehet për 13 tetorin, pastaj dialogu për krizën

Saturday, 24 August 2019 15:46

Lëvizja Socialiste për Integrim thotë se zgjidhja do të vijë nga faktori i brendshëm. Në një intervistë për ”Top Channel”, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se PS-ja duhet të shprehet për 13 tetorin, pastaj sipas tij, mund të diskutohet dialogu për krizën. “Mazhoranca duhet të ndërtojnë raportin me ligjin në radhë të parë pastaj raportin me opozitën. Partia Socialiste te shprehet për 13 tetorin, dialogu vjen i dyti. Ç’duhet të bëjë një qytetar kur miratohet një ligj në Parlament, ta zbatojë apo të thojë nuk jam dakord ta zbatoj?!”.

LSI-ja nuk i druhet përballjes elektorale me kryeministrin Edi Rama por Petriti Vasili mendon se para këtij debati mazhoranca duhet të japë prova të forta të shtetit ligjor. ”Për Edi Ramën si kryeministër zgjedhjet mund te zhvillohen edhe pas një jave, se kemi problem Edi Ramën, por detyrimi ndaj shqiptareve, por edhe para botës është të zhvillojmë zgjedhje me standarde sa më të larta pasi zgjedhjet pa standarde jo vetëm nuk prodhojnë rezultate të vërteta, por prodhojnë edhe konflikt më të madh sesa me parë”.

Demokratët këmbëngulin për zgjedhje pa Ramën kryeministër, Petrit Vasili shuan zërat për krisje mes kampit opozitar. “Partia Demokratike ka qenë e palëkundur në qëndrimin qe 13 tetori është date kushtetuese. Ka një qëndrim publik te opozitës dhe gatishmëri të opozitës të bëjë zgjedhje sa më parë dhe zgjedhje me standarde të cilat nuk do i administrojnë hajdutet. Ju nuk mendoni qe do i themi hajde administroni zgjedhjet atyre qe qe vodhën zgjedhje në Dibër apo bënë 339”.

Zgjedhjet janë zgjidhja, ndaj ai beson ka ende kohe per reflektim. ”Zgjedhjet kanë një stacion kushtetues, kushdo që atakon 13 tetorin nga institucionet shtetërore, KQZ etj, është në konflikt të egër me ligjin dhe do përgjigjet rreptë penalisht se kanë zgjedhur të jenë kamikaze. Ne si opozite kemi përgjegjësinë te bëjmë presion me gjithë format demokratike qe kriza te mos shtyhet më tej në kohë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...