Rama urdhëron mediat pranë tij të thonë se ‘Venecia’ shmang PD-LSI, reagon PD: I planifikuar të jetë në 10 Shtator, ora 08.00

Saturday, 07 September 2019 16:36

Të hënën, më 9 shtator, mbërrin në Tiranë Komisioni i Venecias për nismën e mazhorancës për të shkarkuar Presidentin e Republikës Ilir Meta.

Delegacioni i këtij komisioni do zhvillojë takime me institucionet më të larta në vend në datat 10 dhe 11 shtator.

Në disa media, është publikuar lajmi sipas të cilit, axhenda e takimeve të Komisionit të Venecias shmang PD dhe LSI-në, por lajmi është përgënjeshtruar menjëherë nga Partia Demokratike.

Në një njoftim për shtyp, selia blu bën me dije se, “në të vërtetë, takimi me PD dhe LSI është planifikuar të jetë në 10 Shtator, ora 08.00, në Rogner. Përfaqësues të opozitës në takim do të jenë Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha”, thuhet në njoftimin e PD-së”.

“Lidhur me lajmin e mbërritjes së ekspertëve të Komisionit të Venecias në Shqipëri, disa media, duke iu referuar një axhende të paperditësuar, kanë njoftuar se Komisioni i Venecias nuk do të takohet me opozitën. Në të vërtetë, takimi me PD dhe LSI është planifikuar të jetë në 10 Shtator, ora 08.00, në Rogner. Përfaqësues të opozitës në takim do të jenë Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...