Për mua, Ilir Meta nuk duhet të shkojë tek ai palo komision

Hënë, 09 September 2019 08:52

Ylli Manjani, ish-ministri i Drejtësisë i qeverisë "Rama", ka dhënë opinionin e tij nëse duhet të shkojë apo jo Presidenti Ilir Meta në komisionin hetimor parlamentar, që është çështja mbizotëruese e politikës këtë të hënë.

"Po të ma dëgjonte këshillën, Ilir Meta nuk duhet të shkojë tek ai palo Komision Parlamentar, që ta marrin në pyetje Ulsillarët dhe bullarët e parlamentit monist, - thotë Manjani.

Në respekt të betimit Kushtetues, të detyrës së lartë të Presisentit të Republikës, të të gjithë konstatimeve anti kushtetuese që Ai i la bërë këtij parlamenti, por edhe për të mos shmangur vemendjen nga problemet kryesore që ka vendi, thjesht nuk duhet të shkojë tek ai farsë komision!

Ata vijnë vërdallë si pordha nëpër brekë, për t'u zvarritur në pushtet, ndaj nuk iu duhet dhënë kjo mundësi. Qelbën edhe Venecian me këtë budallallëk.

Vajtja atje e dobëson ndjeshëm rolin e Tij si President. Në njëfarë mënyre zhbën edhe ato qëndrime parimore korrekte që ka mbajtur në respekt të Kushtetutës.

Le ta çojnë deri në fund budallëkun që kanë nisur! Pjesëmarrja në këtë proçes është thjesht pjesëmarrje në budallallëk. Unë kështu mendoj."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...