Pyetjet provokuese të Hysit, Meta: Presidenti nuk mund të priste që të ndodhnin gjakderdhje

Hënë, 09 September 2019 11:46

Deputetja Vasilika Hysi, pyetje Presidentti Ilir Meta në komisionin hetimor për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit: Shfuqizimi i dekretit tuaj a e ka cenuar nenin e Kushtetutës ku thuhet se cenohet e drejta e zgjedhësve? Është një argument që ju e përmendni, në faqen 6 se opozita dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje, me kusht që të garantohet e drejta e votës. Ku e bazoni, ku është baza ligjore, që ju e sillni si argument se opozita dëshiron të marrë pjesë me këtë kusht? Gjithashtu thatë se do të caktonin një datë që të garantonte gjithëpërfshirjen. Pra, ku e bazoni ju këtë argument, cila është arsyeja që ju bën të mendoni se nga data 30 qershor deri më 13 tetor do të plotësohen kushtet për këto zgjedhje pa pengesa?

E fundit, ju si kryetar i Komitetit të Sigurisë Kombëtare. Cilat janë masat që keni marrë për të adresuar informacionet që keni pasur nga institucionet e sigurisë kombëtare?

Përgjigjet Presidenti Meta: "Do të doja t’i bënim pyetjeve një nga një. Lidhur me se ku e gjej unë të drejtën të nxjerr dekrete. Kam praktikën e të gjithë Presidentëve. Në cilin nen jepet e drejta për të shfuqizuar ligjet?! Në cilin nen i jepet e drejtë qeverisë të shfuqizojë vendimet e saj?! Atëherë i bie që të gjithë Presidentët e mëparshëm kanë bërë shkelje. Por ata e kanë bërë për të ndaluar deri edhe gjakderdhje e lëndime. Presidenti nuk mund të priste që në Shqipëri të ndodhte gjakderdhje.

A do të merrte opozita pjesë apo jo, nuk e marr këtë përgjegjësi, por do të kishim kohën e mjaftueshme që opozita e re të gjente dhe promovonte kandidatë në të gjithë Shqipërinë. Nga pikëpamja formale të mos shkelnim të drejtën evropiane të të drejtave të njeriut dhe MSA.

Porsa i përket Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kjo nuk ishte çështje që do të zgjidhej atje përderisa nuk ishte zgjidhur më parë. Në mënyrë të përsëritur, duke vendosur edhe mandatin si President për të tejkaluar këtë krizë.

Me shumë përgjegjësi e kam mbledhur Këshillin para 1 viti, se mund të përsëritej një vjedhje si ajo e bandave në aeroportin e Rinasit....dhe për të parandaluar këtë është bërë një mbledhje e veçantë dhe grabitja ka ndodhur vetëm 30 minuta pasi Presidenti ka zbritur nga avioni i linjës Austrian Airlines.

Pra, nuk do të zgjidhte ndonjë gjë.

 Unë kam telefonuar kryetarin e Kuvendit q ëta ndaja këtë vendimmarrje me të, por Kryetari i Kuvendit ka qenë në Tepelenë për një aktivitet dhe këtë çështje vetëm me ekipin tim të sigurisë kombëtare e kam ndarë për të evituar ngjarje që mund të sillnin një krizë./ar.sh/SYRI.NET

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...