Meta nxjerr foton: Si ish-student i dhjetorit s’mund të heshtja para votimeve me një kandidat

Hënë, 09 September 2019 12:04

Pyetjes së deputetit të opozitës së re, Halit Valteri, se ku e ka bazuar vendimmarrjen e tij Ilir Meta për të anuluar dekretin e tij për datën e zjedhjeve, Presidenti i dha një përgjigje në Komisionin e posaçëm hetimor për shkarkimin e tij.

Kreu i shtetit ka kujtuar se ndryshimi i datës së zgjedhjeve ka ndodhur nga dy ish presidentët e Shqipërisë.

Madje ai ka kujtuar vendimin e ish-Presidentit, Ramiz Alia, i cili sipas tij i dha mundësi opozitës së sapo formuar në vitin 1991 që të regjistrohej në zgjedhje.

Meta tha se si ish-student i dhjetorit, nuk mund të pranonte që të kthehen votime si në kohën e diktaturës me një kandidat.

“Janë dy President të Republikës që kanë vepruar në mënyrë të tillë për të çtensionuar situatë dhe për të garantuar pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje. Ka dhe deputetë me eksperiencë që mund t’ua shpjegojnë. Precedentin e parë e ka bërë Ramiz Alia në vitin 1991, ku i dha mundësi opozitës së sapo krijuar dhe që i jepte mundësi të merrte pjesë në zgjedhjet për rrëzimin e tij.

Ne i kërkuam Ramiz Alisë pluralizimin politik, por ai e pranoi dhe me dekretin e shtyrjes së zgjedhjeve, tregoi se të gjithë duhet të viheshim në shërbim të pluralizmit demokrat njëherë e përgjithshmen.

Kjo është e tepërt, përveç argumentave ligjor dhe konventave, t’i kërkosh një ish-studenti të dhjetorit të heshtë pas 30 vjetësh, të hesht dhe të kthehet në votime me një kandidat si njëherë e një kohë”, u shpreh Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...