Drejtori i dehur që përplasi kalimtarin vazhdon detyrën, i plagosuri mes jetës dhe vdekjes

Tuesday, 10 September 2019 14:03

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar "narkoshtetin" që shkel të drejtat e qytetarëve të dhunuar nga zyrtarët e lartë dhe mbron këta të fundit, veçanërisht kur shkaktojnë viktima, si në rastin e aksidentit të rëndë që duket se ka shkaktuar drejtori i Burgut të Shkodrës.

Berisha shkruan në Fb: "Drejtori i pirë përplas qytetarin tek kalonte rrugën në vijat e bardha. Qytetari gjendet rëndë në reanimacion. Drejtori qëndroi vetëm 5 orë në komisariat dhe tani vazhdon detyrën! Mësojeni o qytetarë, në narkoshtet po të shtypën me makinë narkohorrat, ata nuk dënohen. Ligji për ta është thjesht letër e vdekur.”

Mesazhi nga qytetari:

Zoti Sali Berisha, unë që po të shkruaj jam nga Ishmi, Durrës. Ditën e mërkurë në oren 10 të darkës më ka përplasur makina vëllanë në Tiranë,  kur vëllai im ka qënë duke kaluar rrugën në vijat e bardha.

Personi që e ka goditur është drejtor i Burgut në Shkodër.  I pirë, ai ka qëndruar vetëm 5 orë në rajon dhe e kanë lënë të lirë. Vëllai im është në gjendje të rëndë.

Ju lutem ku ta gjej të drejtën, pasi bëhen dhe presione të ndryshmë ndaj nesh. Faleminderit

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...