Bardhi: Kemi prova për Mark Babanin, së shpejti dalin emra të tjerë të inkriminuar

Tuesday, 10 September 2019 15:35

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi garantoi opinionin publik se do të bëjë transparencë të plotë për rastin e kandidatit të Edi Ramës për bashkinë e Vaut të Dejës, Mark Babani.

I ftuar në studion e A2 CNN, Bardhi tha se i zgjedhuri i Ramës është i dyshuar për akuza që skanë të bëjnë me biznesin, por me probleme të rënda penale në të shkuarën.

 

“Ajo që unë garantoj është se zotëria, është e vërtetë që nuk ka asnjë gjobë ndoshta, por akuza s’ka të bëjë me biznesin por ka të bëjë me probleme të rënda në të kaluarën me ligjin penal. Të paktën në dy shtete, Itali dhe Maqedoni e Veriut. Ne në ditët në vijim do ti bëjmë transparencë opinionit publik lidhur me këtë rast”, deklaroi Bardhi

 

Po a i ka pasur këtë të dhëna Partia Demokratike para 30 qershorit?

“Nuk i kemi pasur këto të dhëna para 30 qershorit. Nëse do ti kishim para 30 qershorit do ti kishim bërë publike para 30 qershorit. Ne momentin që kemi vërtetuar në mënyrë të pakundërshtueshme që një kandidat për kryetar bashkie dhe është subjekt i ligjit të dekriminalizimit kemi bërë transparencë. Nëse do të kishim përpara 30 qershorit do ti kishim bërë ato publike”, - u shpreh numri dy i PD

Bardhi pranoi se të dhënat për kandidatët e Ramës janë marrë në rrugë jozyrtare, por garantoi se çdo provë ndaj tyre është autentike dhe e siguruar në mënyrë të ligjëshme.

“Ne kemi pranuar dhe pranojmë se informacionet i kemi marrë në rrugë jozyrtare, në rrugë zyrtare i ka marrë vetëm kryeministri që i mban në sirtarët e tij. Kjo do të thotë se çdo material është autentik dhe është marrë në formë të ligjëshme. Shqipëria ka miq të shkëlqyer, ka miq në të gjithë botën që duan që krimi i organizuar të mos marrë pushtetet të inkriminuar në Shqipëri. Partnerët ndërkombëtarë na kanë ndihmuar. Ju duhet të dini se unë nuk kam akses në sistemet e mbajtjes së të dhënave kriminale në Itali, Gjermani, Holandë.”, siguroi sekretari i përgjithshëm demokrat.

Duke u bazuar në të dhënat që ka në verifikim nga selia blu, Bardhi konfirmoi se Babani nuk është rasti i fundit që ka probleme me ligjin penal.

“Zotëria (Mark Babani) nuk është I fundit, kemi raste të tjera në verifikim. Kemi mbledhur dhe mbledhim informacioni çdo ditë për kandidatët e PS në bashktë e tjera dhe bëjmë publik atë që është e verifikuar. Nuk është një i katërt, janë më shumë se një i katër. Ka indicia të forta për disa kandidatë. Jemi në pritje të informacioneve”

Për rastin Kajmaku Bardhi konfirmoi se deri në këtë moment prokuroria nuk e ka përmbushur detyrimin për të dhënë sqarime në lidhje me mosmarrjen e shenjave të gishtave të persnonit nën verifikim.

“Qëllimi primar i prokurorisë është të marrë në mbrojtje këta persona.  Për Agim Kajmakun, në zbatim të ligjit, me 4 shtator prokuroria duhet të kishte kryer veprimet ndaj tij në bazë të ligjit dhe ai do të duhet të largohej nga zyra e bashkisë së Vorës”, tha Bardhi.

Numri dy i Partisë Demokratike rrëzoi pretendimet e kryeministrit Rama se për shkak të kohës nuk është bërë dot i mundur ndryshimi i Kodit Zgjedhor për të forcuar sitën e verifikimit për personat e inkriminuar.

“Ligji është i qartë, çdo kryetar partie mund të kërkojë verifikimin e një kandidati potencial edhe në periudhë jo zgjedhore. Pra Edi Rama ka pasur gjithë mundësinë ligjore të kërkojë informacione dhe të verifikojë të zgjedhurit e tij për bashki. Unë disponoj të gjithë komunikimet e strukturave të PS ku provohet se ata i kanë ditur këto probleme të kandidatëve dhe këto probleme me ligjin kanë qënë objekt diskutimi në mbledhjet e strukturave të PS. Pra rama me vetëdije nuk e ka zbatuar këtë të drejtë ligjore duke kandiduar qëllimisht persona me lidhje kriminale për kryetar bashkie”, deklaroi gjatë bisedës në studion e A2 CNN, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...