Komisioni i Venecias jep datën: Opinioni ynë për dekretin e Metës, më 11 tetor

E mërkurë, 11 September 2019 10:52

Komisioni i Venecias sapo përfundoi paraditen e sotme, takimin edhe me deputetët e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. "Morëm informacionin e duhur në të gjithë takimet që zhvilluam dhe do ta japim opinion tonë më 11 tetor." - Kështu deklaroi para pak minutash duke dalë nga mbledhja, Kaarlo Tuori, kryetari i delegacionit të Komisionit të Venecias, ardhur në Shqipëri në kuadrin e misionit faktmbledhës për Dekretin e Presidentit Ilir Meta, që anulonte zgjedhjet e 30 Qershorit.

Kaarlo Tuori tha se kanë mbetur të kënaqur nga të gjitha takimet që kanë zhvilluar. Kujtojmë se ata janë takuar me kreun e shtetit, Ilir Metën; Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin; përfaqësuesit e opozitës së re në Kuvend, përfaqësuesit e PD-së dhe LSI –së jashtë Kuvendit për të krijuar mendimin e tyre në e ka shkelur apo jo Presidenti Ilir Meta Kushtetutën me shfuqizimin e zgjedhjeve vendore të qershorit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...