Meta për shkarkimin: I pamundur! Nuk jam në punë por në mision, të cilin do e përmbush deri në fund

E mërkurë, 11 September 2019 19:49

Presidenti Ilir Meta, gjatë konferencës për shtyp të pak minutave më parë, u shpreh  i bindur se nuk ka shans që të dalë nga presidenca para 24 korrikut 2022, datë kur i mbaron edhe mandati kushtetues.

Sipas kreut të shtetit, pyetja se, a i druhet Ilir Meta shkarkimit? Ai deklaroi se kjo pyetje u shkon për shtat atyre që kanë frika nga zgjedhjet e lira dhe dorëheqja.

"Është një pyetje që u shkon atyre që kanë frikë nga votimet e lira, dorëheqjet dhe situata të tilla. Ilir Meta i ka thënë ca gjëra shumë qartë prej një kohe të qëndrueshme. Do të punojmë fort deri më 24 korrik 2022. Duhet të jeni të sigurtë që gjithë ky kuadrat i Presidencës është vetëm Shqipëria kuqezi, deri në momentin kur të largohem nga kjo detyrë. Nuk ka asnjë shans asnjë mundësi që Ilir Meta të dalë para 24 korrikut nga ky institucion pasi është betuar të mbrojë Kushtetutën dhe rendin kushtetutes dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë, pastaj për çështje të tjera nuk do hyj më tej në detaje. Ilir Meta është këtu për një mision historik. Ka të bëjë dhe me mbrojtjen e disa interesave më të mëdha. Të jeni të sigurtë që këtë do ta bëj jo si punë por si mision historik”, u shpreh Meta.
 

Konferenca e plotë për shtyp:

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...