Bardhi: "Asnjë pakt Rama- Basha"

E mërkurë, 11 September 2019 21:19

"Nuk do të ketë asnjë pak Rama-Basha".

Deklarata e fortë vjen nga sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i cili i kthen përgjigje lajmeve të fabrikuara në disa media sipas të cilave, pritet të ketë një pakt mes kryeministrit dhe liderit të Opozitës me qëllim tejkalimin e krizës politike në vend.

Sipas numrit dy të selisë blu, nuk ka asnjë pakt dhe nuk do të ketë asnjë pakt pa u plotësuar kushtet për zgjedhje të lira e të ndershm

Si i komentoni qendrimet e Presidentit, i cili ju kritikoi sot?

“Nuk është hera e parë që presidenti kritikon opozitën për vendimin e paprecedentë të djegies së mandateve. Ajo që do të duhet të marrim nga deklarata e sotme e presidentit ëhstë që në Shqipëri ka një krizë të madhe përfaqsimi. Sot, madje, nuk kemi vetëm një krizë përfaqësimi, por edhe një krizë kushtetuese dhe institucionale, pasi mungojnë disa prej institucioneve që mbajnë shtetin në këmbë, përfshirë, gjykatën kushtetise dhe janë bërë jofunksionale disa institucione të tjera në vend si parlamenti dhe pushteti lokal.

 Presidenti la të kuptohet se ka sinjale për një pakt Rama-Basha. Është e vërtetë?

“Nuk e kuptova kështu deklaratën e presidentit të republikës. Ajo që unë dua të konfirmoj është se nuk ka asnjë pakt dhe nuk do të ketë asnjë pakt pa u plotësuar kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk është çështje pakti mes dy inidividëve, por e parimeve dhe standardeve që të mos kemi më një krizë të tillë institucionale, kushtetuese, politike, përfaqësimi, siç e quan Presidenti në të ardhmen. Pra, do të duhet të jetë një zgjidhje e tillë që e fut Shqipërinë në një rrugë që të gjithë e dëshirojmë, anëtarësimin në BE. E dëgjova deklaratën e Presidentit, nuk e kuptova se ku e bazon informacionin se zoti Basha apo PD ka thënë që do të hapen negociatat. Askush nga PD, përfshirë zotin Basha, nuk e ka thënë këtë. Ne kemi thënë që PD dhe Opozita e Bashkuar do të donim të hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë, si një mundësi për t’I vënë fre kontrollit të ksaj qeverie apo për të patur më shumë ndikim në sitiatën e brnedshme në Shqipëri. Ne lobojmë që të hapen negociatat, si aspiratë  e shqiptarëve për të qenë sa më parë pjesë e BE, por për shkak të sjelljes së kësaj qeverie, shanset vijnë duke u zvogëluar. Ishim me 5 kushte për hapjen e bisedimeve, kanë shkuar 7. Dhe të gjitha informacionet tona flasin që nga 7 mund të bëhen në 9 apo 10 kushte. Kjo tregon për hapa pas në peocesin e negociatave me BE. Ne duam që të jetë një PO, se nuk është Po për qeverinë, është Po për shqiptarët, por të gjitha dyshimet tona janë se nuk ka për të patur një PO pa kushte. Pra, do të shtohen edhe më shumë kushtet".

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Champions/ Napoli shemb kampionët, paqe në Dortmund-Barcelona

Sport

Champions/ Napoli shemb kampionët, paqe në Dortmund-Barcelona

Mbrëmje e çmendur në Champions League, me rezultate të jashtëzakonshme anembanë kontinentit. Napoli ka befasuar kampionët në fuqi të Europës, teksa në “San Paolo” kanë dominuar Liverpulin me rezultatin 2-0...

Ekzekutimi i Santiago Malkos, kush janë 4 personat e shpallur në kërkim

Aktualitet

Ekzekutimi i Santiago Malkos, kush janë 4 personat e shpallur në kërkim

Pas dëshmisë që i arrestuari i vetëm si dyshuar i përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos ka dhënë para grupit hetimor, policia ka shpallur në kërkim të paktën 4 persona...

Kuriozitete

Fotografohet zebra e rrallë

Një zebër e rrallë e porsalindur është fotografuar në Rezervuarin “Maasai Mara Game” në Kenia. Kafsha me ngjyrë kafe dhe me pika të bardha vodhi vëmendjen e Antony Tira, i...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!